E Diel, 1 Nëntor 2026

I rrëmbeu motrën, adoleshenti plagos me thikë 16-vjeçarin

FIER- Një 16-vjeçar nga fshati Levan i Fierit është plagosur rëndë me thikë nga kushëriri i tij. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 17:00, minoreni Saleo Rakipi ka debatuar ashpër me 18-vjeçarin Vangjel Hajdini. Konflikti ka marrë shkas, pasi 16 vjeçari ka rrëmbyer për grua motrën e Hajdinit.

Pas debateve dhe sharjeve të ndërsjellta, adoleshenti ka goditur me thikë në qafë 16-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila pas kryerjes së veprimeve hetimore ka vënë në pranga autorin e krimit, i cili akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe për "mbajtje të armëve të ftohta pa leje".
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›