Ambasadorja zvicerane apel politikës: Kriza zgjidhet me dialog
BERAT- Dialogu politik është e vetmja zgjidhje për situatën aktuale mes pozitës dhe opozitës, propozon ambasadorja e Zvicrës në Tiranë. Duke përfituar nga një aktivitet për ditën e kulturës zvicerane në Berat, diplomatja nuk ka hezituar ti përgjigjet interesimit të gazetarëve në lidhje me qëndrimin e shtetit që ajo përfaqëson për situatën politike në Shqipëri.
“Vetëm dialogu është baza e mardhënieve politike dhe bashkëpunimit mes forcave politike , prandaj mendoj se të dyja palët duhet të nisin dialogun dhe të gjejnë një kompromis të pranushëm. Edhe ne zvicerianët kemi katër gjuhë dhe katër kultura të ndryshme dhe kjo ka bërë që edhe ne të kemi konflikte politike të cilat i kemi zgjidhur gjithmonë me dialog. Kjo recetë e jona në fushën politike duhet të aplikohet edhe në vendin tuaj” u shpreh Ambasadorja zvicerane.
Në vijim të takimit diplomatja ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë. Në pikëpamjen e saj, Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm por ka ende rrugë për të bërë deri në hyrjen në Bashkimin Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)