E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, celularët nuk janë të rrezikshëm për trurin

STOKHOLM- Një studim 30-vjeçar i realizuar në vendet skandinave, ku është përfshirë pothuajse e gjithë popullsia, ka treguar se nuk ka lidhje mes përdorimit të telefonit celular dhe zhvillimit të tumorit në tru.
Shkencëtarët kanë thënë se, përkundër faktit që në vitet '90 është rritur vrullshëm përdorimi i telefonave celularë, rastet me tumor në tru nga kjo periudhë nuk kanë qenë më të shpeshtë.
Analiza e tyre është bazuar te dy lloje të tumoreve në tru, gliomës dhe meningeomës, te popullsia daneze, finlandeze, norvegjeze dhe suedeze, ndërsa llogaritet të jenë përfshirë rreth 16 milionë njerëz në studim.
Hulumtuesit kanë hetuar rastet me tumor në tru nga viti 1974 deri në vitin 2003 dhe kanë vërejtur se shkalla e shfaqjes së tumoreve nuk ishte rritur që nga viti 1998 kur ka filluar edhe përdorimi në shkallë të gjerë i celularëve.
Në bazë të këtij studimi, përdorimi i telefonave celularë nuk është i rrezikshëm së paku për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar nëse përdorimi i celularëve në periudhë më të gjatë se një dekadë mund të shtojë rrezikun e shfaqjes së tumoreve.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›