E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të zbardhë letrën drejtuar DASH

TIRANE- Partia Socialiste i ka kërkuar edhe sot kryeministrit Berisha të zbardhë letrën me ankesa që ministri Meta i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes zëdhënëses, Armela Imeraj PS i kërkoi kryeministrit të reagojë duke bërë publike letrën.

“Sot ne i kërkojmë Sali Berishës të zbardhë përmbajtjen e letrës ankesë të dërguar në departamentin e shtetit. çfarë shkruhej në atë letër? Cilat ishin akuzat që ajo përmbante? Përse fshihet kjo letër dhe mbahet sekret nga sytë e publikut? Cilat ishin akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës të hedhura poshtë nga departamenti amerikan i shtetit? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje. Sali Berisha të zbardhë letrën që ka dërguar ministri i tij i jashtëm. Përgjigja e Departamentit të Shtetit tregon mbi rëndësinë e letrës, e cila sot duhet bërë publike", theksoi zëdhënësja e selise rozë.

Por Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë sërish ekzistencën e një letër ankese nga ana e ministrit të Jashtëm Ilir Meta, duke e cilësuar gjithcka si të pavërtetë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›