Ambicia e diktaturës mavi/Rama: “Do qerasim çdo shtëpi me nga dy rilindës falas”
Afrimi i ditës së zgjedhje ka detyruar kreun e PS, Edi Rama të zgjidhë trastën e premtimeve pa fre. Jo vetëm shëndetësi falas për të gjithë, por edhe legalizimeve falas për të gjithë, duke rikthyer logjikën komuniste se kur të vijmë ne në pushtet të gjithë do të hanë me lugë floriri, edhe këta falas të gjithë. Madje, Edi Rama pritet të deklarojë se do t’i qerasë të gjithë pas 23 qershorit me nga dy rilindës që do të ndajnë në popull hallvë me shumë sheqer dhe fanta ekzotik. Padyshim, premtimet e Edi Ramës për shëndetësi dhe legalizime falas për të gjithë të pa shoqëruara me fatura financiare janë premtime boshe të lindura nga dëshpërimi i fushatës elektorale pa frymëzim dhe pa ide qeverisje. Në çdo vend të botës çdo reformë fiskale, apo sidomos ajo e reformë e shëndetësisë e cila ia vështirësojë jetën politike presidenti të SHBA-ve Obama apo kancelares gjermane Merkel padyshim shoqërohet me faturë financiare për çdo zë, ndërsa tek ne kreun i PS, Edi Rama premton se jo vetëm do të ketë shëndetësi falas për të gjithë, biznes pa taksa, por edhe procesi i legalizimit që është një proces tmerrësisht i kushtueshëm do të jetë falas për të gjithë. Se ku do t’i gjejë paratë Edi Rama një zot e di. Megjithatë atij kjo hije populizmi provincial i shkon shumë. Edi Rama në dallim nga kryeministri Berisha nuk i merr gjërat seriozisht, as njerëzit. Ai ka provuar si në ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës apo në Partinë Socialiste të mos i vlerësojë gjërat me seriozitet, por t’i përdorë ato për interesa personale pushteti. Në ministri nuk la shumë gjurmë përveç premtimeve për një jetë kulturore evropiane me shumë kinema, më shumë librari, e shumë gjëra të tjera. Në dy vite në krye të MTKRS Edi Rama nuk la asnjë shenjë. Por shenjën do ta linte në Tiranë. Kryeqyteti u bë qendër e eksperimenteve të Edi Ramës për 11 vite. Ai ka meritë për rehabilitimin e lumit të Lanës. Por meritë e tij është edhe mbirja e pallateve vend e pavend në kryeqytet duke e betonizuar Tiranën dhe duke krijuar një trafik që ta quash të çmendur është pak. Në politikën e madhe Edi Rama nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht anëtarësimin në NATO aq sa sot e quan Natë; po ashtu nuk mori asnjëherë seriozisht liberalizimin e vizave duke shpikur lloj-lloj shpifje për bllokimin e saj, që nga eksodi i shqiptarëve deri tek falsifikimi i letërnjoftimeve biometrike; sikurse nuk mori asnjëherë seriozisht integrimin në BE duke bllokuar parlamentin një herë për heqjen e imunitetit dhe herë tjetër me tre ligjet për të cilin gjeti alibi çështjen e qarkut të Fierit.