E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Rama në Korçë paguan autobusin e funeralit, lë xhenazen në rrugë

19-06-2013 / Gazeta 55

Fotot zyrtare të PS për mitingun e saj në Korçë na dhanë një pamje të gënjeshtërt. Qytetarët e Korçës u tmerruan fare kur panë qindra autobusë të vërshonin në qytet për të mbushur sheshin. Autobusë nga Pogradeci, Durrësi, Berati dhe Tirana vërshuan në ndihmë të një lideri në panik nga sheshet bosh. Sipas faturave të paguara nga PS-ja kompanive të transportit rezulton se kjo forcë politike solli në Korçë 47 autobusë nga 3 hyrjet e qytetit, mos harrojmë dhjetëra furgona e vetura. Por më e çuditshmja ishte që Edi Rama dhe partia e tij faturuar edhe autobusë funeralesh që shkaktoi një incidente të vogël, ku një familje që kish paguar një autobus për shërbimeve mortore nuk erdhi në kohë, madje dy orë me vonese duke vonuar kësisoj fatkeqin dhe karvanin mortor drejt varrezave. Edi Rama jo vetëm që vonoi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europiane, por fatkeqësisht për familjen korçare që vonoi ritin e varrimit të të dashurit të saj. Ai nuk ka respekt.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›