Ambulantët “kthehen” në biznes i vogël, 1300 tregtarë hidhen në protesta
23/01/2009 Kryebashkiaku Dako: Vendimi nga një udhëzim i Ministrisë së Financave
DURRES- Qindra tregtarë të tregut industrial në Durrës janë grumbulluar dje para bashkisë në shenjë proteste për vendimin që ajo ka marrë për të klasifikuar aktivitetin e tyre jo më si ambulantë, por si biznes i vogël. Asnjë nga tregtarët ambulantë nuk ka dalë në punë duke paralizuar të gjithë tregun e madh industrial të qytetit që gjendet në anë të unazës së qytetit, në lagjen numër 17. Janë 1300 tregtarë që me fillimin e muajit janar e në vijim duhet të paguajnë 130 mijë lekë për aktivitetin e cilësuar si biznes i vogël. Deri më tani tregtarët e këtij tregu kanë paguar 2 mijë lekë për bashkinë një herë në katër muaj dhe 4700 lekë në muaj për pronarin e tokës ku është vendosur tregu. Në ndryshim nga deri më tani, me fillimin e këtij viti ata janë klasifikuar si biznes i vogël dhe shuma e madhe e detyrimit së bashku me taksën për pronarin e objektit, ka shtyrë drejt protestës të gjithë personat që mbajnë familjet e tyre me shitjen në tregun industrial. Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, u ka bërë të ditur se një vendim i tillë nuk është përgjegjësi e departamentit të taksave. “Ne kemi një udhëzim të Ministrisë së Financave, e cila ka bërë të qartë se nuk do të ketë me tregtarë ambulantë, pasi janë klasifikuar si biznes i vogël”.