E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallatet e viteve ‘60, rrezik për jetën e fierakëve

23/01/2009  Bashkia projekt për suvatimin dhe lyerjen e fasadave

FIER- Pallatet e vjetra, të cilat strehojnë qytetarët fierakë, po kthehen në makth për jetën e tyre. Bëhet fjalë për pallatet e vjetra të viteve ‘60, suvatë e të cilave po bien dhe po kthehen në rrezik për jetën e tyre. Tavani i këtyre pallateve, pak nga vjetërsia dhe pak nga erozioni duke thuajse të gërryer tërësisht, duke bërë që të bjerë suvaja e vjetër e tyre. Kjo bëhet edhe me evidente kryesisht në ditët e shirave ku lagështira, ndihmon që pjesë të suvasë të shkëputen duke rrezikuar jetën e banorëve. Më të rrezikuar janë banorët që jetojnë në pallatet e vjetër përgjatë bulevardit “Jakov Xoxa” në lagjen “29 Nëntori” si dhe në lagjen “11 Janari”. Numërohen rreth 22 pallate të vjetra të ndërtuara rreth viteve ‘60 kryesisht për punonjësit e naftës në këtë qytet, të cilat janë ndërtuar në lagjen periferike të qytetit të Fierit, në lagjen “11 Janari”, por edhe në lagjen “29 Nëntori”. Sikur të mos mjaftonte kjo, për qytetarët fierakë shtohet edhe rreziku i vazove të luleve të vendosura nëpër ballkone pa asnjë mjet sigurimi për jetën e të tjerëve. Pranë bashkisë së qytetit të Fierit shprehen se janë në pritje të miratimit dhe fillimit nga puna të projektit të Bankës Botërore për suvatimin dhe lyerjen e fasadave të pallateve gjatë gjithë bulevardit kryesor të qytetit, por edhe në pjesët jo kryesore të tij. Kjo do të jetë një masë për evitimin e kësaj dukurie të rrezikshme për jetën e banorëve fierakë që jetojnë në këto pallate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›