Pallat me 40 apartamente për të pastrehët
23/01/2009 Do të ndërtohen këtë vit. Dhënia me kredi me interes të ulët, afati i shlyerjes 25 vjet
KORÇE - Edhe për vitin 2009 qytetarët e pastrehë të qytetit të Korçës do të kenë mundësinë e aplikimit për të përfituar apartamente me koston reale të tyre dhe me mundësi shlyerjeje të kësaj kostoje brenda harkut kohor të 25 vjetëve.
Apartamentet
Gjatë vitit në vazhdim do të ndërtohen 40 apartamente me kosto të ulët. Punimet për ngritjen e këtij pallati pritet që të fillojnë shumë shpejt, fill pas miratimit të lejes së ndërtimit nga bashkia e këtij qyteti. I vetmi kriter që kërkohet nga të pastrehët është ai i deklarimit të të ardhurave familjare, pasi janë të ardhurat ato që përcaktojnë nëse përfituesi i banesës ka mundësi ose jo për shlyerjen e rregullt të kredisë, sipas kësteve të përcaktuara në kontratë. Nëse shlyerja e njërit këst vonohet nga kësti tjetri me 6 muaj, atëherë kontrata e firmosur mes Entit të Banesave dhe qytetarit përfitues është e detyrueshme të prishet dhe apartamenti i kalon një qytetari tjetër që rezulton i pastrehë, por që ka mundësinë e shlyerjes së kredisë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të pastrehët të mos manipulojnë me të ardhurat e tyre, pasi risku për të humbur shtëpinë e përfituar mbetet mjaft i madh. Sipas burimeve, “Enti i Banesave aktualisht ka përfunduar projektin për ngritjen e një pallati 8-katësh me 40 apartamente, i cili do të ngrihet te zona e quajtur “Baça e ushtrisë”, ose në afërsi të pallateve 8-katësh, të ngritura për të pastrehët vitin e kaluar, në afërsi të kryqëzimit me rrugën e Kolonjës. Përveç 40 apartamenteve, kati i parë i këtij pallati është menduar që të përdoret për dyqane dhe lokale, me synimin që banorët të gjejnë aty shumë nga shërbimet më të nevojshme. Sigurisht këto ambiente, pohuan burimet në fjalë, nuk do të jepen me kredi, por do të shiten me vlerën e tregut, ndërsa vetëm apartamentet do të shpërndahen me koston reale të ndërtimit të tyre. Afati i shlyerjes së kredisë është 25 vjet, ndërsa pagesa mesatare, në varësi të apartamentit, shkon në shumën 9.000 lekë në muaj. Veç ndërtimit të këtij apartamenti, burimet pranë Entit të Banesave bënë të ditur se, do të vijohet edhe me ndërtimin e pallateve të tjerë, të cilat ashtu si deri më tani do të jepen me koston reale të tyre.