Amelia e do Romën
Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:05
Portieri i Milanit, Marco Amelia ka pranuar se dëshiron të transferohet te Roma, vetëm disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes afatgjate me Rossonerët.
28-vjeçari, i cili llogaritet si rezervist i Christian Abbiatit, në sezonin e ardhshëm ka hapur dyert për transferim të menjëhershëm te Roma.
“Jam futbollist i Milanit, por do të sakrifikoja Ligën e Kampionëve për Europa League, nëse më fton Roma. Të gjithë e dinë se jam tifoz i Romës dhe nëse është e nevojshme do të shkoja atje në këmbë”, tha Amelia për Radio Erre2.