Mbyllet “Teteks Jarn”, 220 të papunë
Nga Express më 28 maj 2011 në ora 19:50
Në Tetovë është mbyllur një fabrikë norvegjeze “Teteks Jarn”, e cila kishte të punësuar 220 persona.
Bëhet fjalë për largimin e një kompanie norvegjeze, e cila mësohet të jetë tërhequr nga ndërmarrja “Teteks Jarn” në Tetovë, duke çuar kështu në mbylljen e fabrikës.
Thuhet se vendimi për mbylljen e saj është bërë për shkak të borxheve që ishin krijuar dhe thelluar, edhe pas faktit që investitori norvegjez kishte riaktivizuar kontingjentet e prodhimit.
Sakaq, përmbaruesit gjyqësorë gjatë këtyre ditëve kishin nisur të paguanin borxhet e pashlyera të kompanisë dhe kishin tërhequr disa makineri, që ishin vënë si garanci bankare.