E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amendimet e Kushtetutës , Propozimi i PD-Së që u tërhoq

"Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Dekretet e Presidentit kundërfirmohen nga Kryeministri ose ministri përkatës, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenet 87 dhe 104"

Neni 64

1- Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore

2- Zona zgjedhore shumëemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial

Neni 65

1- Kuvendi zgjidhet për katër vjet

2- Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjes dhe përfundon ditën e mbledhjes së parë të Kuvendit të ri

3- Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt me të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt me datën e mbledhjes së parë të Kuvendit

4- Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij

5- Ligji zgjedhor përcakton periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin

6- Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme

Neni 68

1- Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm në një zonë zgjedhore dhe vetëm për një subjekt propozues sipas kësaj pike.

2- Në rast se kandidatët paraqiten me lista shumëemërore, renditja e kandidatëve në këto lista nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Ligji zgjedhor përcakton rregullat për regjistrimin e kandidatëve.

3- Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kriteret e rregullat e tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›