Klinton-Obama, debat në ring
Drejtuesit e WWE, Federatës së Wrestling, kanë ftuar kandidatët demokratë për president të SHBA-së, Barak Obama dhe Hilari Klinton, të sfidojnë njëri-tjetrin në ring më 21 prill. "Duam që t‘i japim mundësinë dy sfiduesve që të tregojnë opinionet e tyre para publikut tonë", kanë treguar menaxherët e spektaklit që garanton 8 milionë teleshikues në çdo javë. Normalisht, Obama dhe Klinton nuk do të sfidohen në forcë, por në një debat të mirëfilltë, ndonëse do të ngjiten në ringun më të famshëm në botë.