Amendimet e Rregullores, debat mes PD dhe PS
Partia Demokratike thotë se rregullorja e re e Kuvendit nuk përmban seancë dëgjmore. Sipas deputetit demokrat Eduart Halimi, amendimet për rregulloren kërkojnë përmirësimin e procedurës së seancës dëgjimore, procedurë e cila për pasojë ka edhe votimin e hapur.
“Kur është aprovuar rregullorja e re, ajo nuk përmbante seancë dëgjimore. Deputetët nismëtarë kërkojnë përmirësimin e procedurës së seancës dëgjimore. Në vendet ku zbatohet seanca dëgjimore votimi është i hapur. Seanca dëgjimore që bëhet në Senatin Amerikan është e hapur dhe votimi është i hapur. Ftojmë zotin Rama të mos i druhet transparencës”, tha Halimi.
Ndërkohë, kreu i grupit socialist Gramoz Ruci në një letër dërguar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli i quan antiligjore amendimet e rregullores. Sipas tij, opozitës i takonin pesë anëtarë ndërkohë që i janë dhënë katër, duke theksuar se Shpëtim Idrizi nuk është deputet i opozitës. Anëtarët e opozitës janë caktuar pa u lajmëruar Partia Socialiste, thotë në letrën e tij Ruci.
Anisa Braho < I mëparshmi