E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kombëtare e Italisë, ambasada pritje në Tiranë

Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar nje pritje ne ditën kombëtare të Italisë. Te ftuar ishin kreret me te larte te shtetit, perfaqesues te politikes, medias, biznesit, artit, etj.... Ambasadori Saba D’Elia ne fjalen e tij vleresoi maredheniet mes te dy vendeve si edhe rikonfirmoi mbeshtetjen e Italise ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

"Italia eshte nje nder mbeshtetesit dhe avokatët kryesor te kauzes shqiptare ,per sa i perket antarsimit dhe afrimit te saj ne strukturat e bashkimit evropian.Per te pershpejtuar sa me shume kete proces, ne menyre qe te Shqiperia te intergrohet ne nje kohe sa me te shkurter ne strukturat e Bashkimit Evropian,sigurisht qe eshte e nevojshme qe te zgjidhet ne nje kohe sa me te shpejt kriza politike e brendshme.Do te ftoja si maxhorancen dhe opoziten qe te gjejne nje gjuhe te perbashket ,nje mirekuptim midis tyre, sigurisht kjo e mbeshtetur ne rregullat e demokracise sikunder eshte kushtetuta qe perben dokumentin e pare te nje vendi demokratik", tha Saba d’Elia, Ambasador i Italise ne Tirane.

Po ashtu, ambasadori D’Elia dekoroi ne emer te Presidentit te Italise Napolitano, Ardit Gjebrene, Tritan Shehun dhe Fatmir Tocin, per kontributin e dhene ne maredheniet mes te dy vendeve, ne fushat qe perfaqesojne.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›