E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i Partisë Socialiste për krizën

Per deputetet socialiste ishte nje dite normale pune sot. Paradite ata u paraqiten neper komisione ne Kuvend, rreth ores 12:00 te mesdites zhvilluan mbledhjen e tyre te grupit. Per gati nje ore diskutuan per shkurtimin e rroges ne muajin maj, nje vendim te cilin e quajten abuziv. Me pas folen edhe per ndryshimet e pritshme ne rregulloren e Kuvendit dhe vendosen se kush do te diskutoje ne seancen parlamentare te pasdites.

E sotmja ka qene nje dite e zakonshme pune, megjithese qe nga darka e Strasburgut flitej per nje ultimatum 2 javor drejtuar qeverise nga nderkombetaret. Ultimatumi i pohuar nga opozita mbaroi sot dhe bashke me te, duket se ka marre fund edhe kriza politike ne vendin tone, te pakten per keto dite. Tashme socialistet nuk bojkotojne me, nuk protestojne me dhe kerkojne te bejne presion ndaj kryeministrit Berisha mes konferencave te shtypit.

"Partia Socialiste i ka bërë të gjitha hapat e saj duke pranuar kompromisin për hir të interesit të madh publik që edhe transparenca të bëhet, edhe vizat të liberalizohen, edhe kushtet për reformat e integrimit të krijohen. Prandaj sot, e përsërisim apelin tonë për Sali Berishën që të qetësohet dhe me maturi të pranojë zgjidhjen që ka në tavolinë", tha Ditmir Bushati, deputet i PS-se.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›