Amendimet në ligj: Maxhoranca rrëzon Mediun për pronat

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese
Deputetët e PD nuk i votojnë në Komision. Gjana: Janë kundër me ligjin e qeverisë. Debatet në mbledhje.
Maxhoranca rrëzon amendamentet e ministrit të Mjedisit, njëherësh kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, për ndryshimin e dy ligjeve të pronave.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese u ka mbyllur derën dje amendamenteve të kreut të PR-së, duke i quajtur si në kundërshtim me thelbin e projektligjeve dhe si të tilla të papranueshme. Kryetari i Komisionit, Jemin Gjana, deklaroi dje se amendimet e propozuara nga kryetari i republikanëve do ti kalojnë për vendim përfundimtar Komisionit të Ligjeve, që është dhe komisioni përgjegjës. Por, për Gjanën, ndryshimet e kërkuara nga ministri Mediu ulin ndjeshëm numrin e familjeve që përfitojnë nga ligji, fakt që e bën miratimin e projektligjeve të pamundur. Do të thosha që këto amendime të deputetit Fatmir Mediu janë në diskordancë të plotë me thelbin e ligjit dhe mbeten jashtë mundësisë që ne ti konsiderojmë, theksoi ish-ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana. Maxhoranca ka miratuar dje në Komision vetëm me votat e saj projektligjet Për krijimin e titujve të pronësisë së tokës bujqësore dhe Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore.
Qëndrimi
Opozita në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është përfaqësuar vetëm nga deputeti Blendi Klosi, i cili që në fillim të mbledhjes shprehu votën kundër të opozitës për draftet e qeverisë, që sipas tij bëhen me kaotike me propozimet e ministrit Fatmir Mediu. Sipas Klosit, projektligjet duhet ti rikthehen qeverisë për tu bërë pjesë e një drafti integral, i cili duhet të konsultohet gjerësisht me fermerët, grupet e interesit dhe më pas të votohet në Kuvend. Për Klosin, projektligjet dhe amendimet janë të vështira për tu kuptuar nga ligjvënësit dhe ekspertët dhe jo më nga fermerët në fshat. Ekspertët pranë PS-së shikojnë më shumë shqetësim që projektligjet e mbivendosura mbi njëri-tjetrin krijojnë një kakofoni të pashoqe, që është e pamundur të shqyrtohet nga ekspertët, nga ne si anëtarë Komisioni, e jo më të presim që fermerët shqiptarë, nëpunësit apo ish-fermerët të gjejnë zgjidhje nga ky projektligj, theksoi Klosi. Gjatë debatit, deputeti i PS-së deklaroi se maxhoranca nuk i ka votat për ti miratuar këto dy nisma, për shkak të përçarjes me aletin e saj, PR. Nuk keni vota për ta kaluar në Parlament, prandaj vini vërdallë. Me largimin e zotit Mediu, nga 71 vota ngeleni me 70, kështu që skeni vota në Parlament për ta miratuar, deklaroi Klosi.
Debati ne komision
Blendi Klosi: Ndryshe nga ish-kooperativat, toka në territoret e ish-NB-ve e ndodhur në pjesën më të madhe rreth qyteteve, aktualisht është e okupuar me ndërtime të jashtëligjshme. Është e pamundur që tokat, ku sot janë pallate 20-katëshe, ti trajtojmë si toka bujqësore. Nuk duhet harruar se nuk ka dokumentacion të saktë në ish-zyrat e Kadastrës. Në këto kushte, ndryshimet e sjella me këtë projektligj janë demagogji për qëllime elektorale dhe nuk zgjidhin pothuajse asnjë nga problemet e mëdha në lidhje me pronësinë mbi tokën bujqësore.
Jemin Gjana: Tregohet një histori me këmbët; Një mashtrues fliste gjithë ditën dhe, në bisedë me kolegët, ata ia ndërprenë fjalën dhe pastaj kur i tha ku e lamë – tek këmbët – nga aty e filloi. Nuk po e vazhdoj, se e dinë të gjithë. Smund ta bëjmë si puna e këmbëve këtë gjë.
Blendi Klosi: Kjo historia e mashtruesit që thoni ju, të jeni të sigurt që nuk më prek fare. Këtë historinë e këmbëve nuk e di nga e keni mësuar, uroj që të mos e keni mësuar në Parlament.
Jemin Gjana: Kërkuat që të merrnit kohë për të pasur mundësi që të sillnit amendime për ta përmirësuar ligjin.
Blendi Klosi: Jo, kërkesa jonë është që projektligji nuk mund të amendohet, ndaj duhet ti kthehet qeverisë për rishikim.
Jemin Gjana: Nuk bëhet fjalë për tituj të rinj, por për të marrë një titull që nuk është dhënë deri tani, se po të bëhej fjalë për një titull të vjetër dhe të kërkonim ta zëvendësonim me një titull tjetër, atëherë çështja do të merrte një tjetër konotacion. Nuk bëhet fjalë se çështja e ndarjes apo pajisjes me këta tituj pronësie i lihet në dorë kryetarit të komunës. Nuk duhet të abuzojmë kështu.
Blendi Klosi: Nuk keni vota për ta kaluar në Parlament, prandaj vini vërdallë. Me largimin e zotit Mediu, nga 71 vota ngeleni me 70, kështu që skeni vota në Parlament për ta miratuar.
Jemin Gjana: Do të thosha që këto amendimime të deputetit Famir Mediu janë në diskordancë të plotë me thelbin e ligjit dhe mbeten jashtë mundësisë që ne ti konsiderojmë.
Blendi Klosi: Amendamentet o pranohen o rrëzohen, qeveria i rrëzoi, ti me gojë sot i rrëzove, tani thua – jemi dakord me votë. Thoni që keni frikë ti rrëzoni amendamentet e Mediut.
Jemin Gjana: Në relacion do të propozoja që, duke qenë se ne jemi komision për dhënie mendimi, amendamentet e sjella nga deputeti Fatmir Mediu 3 apo 4 amendime të tij prekin thelbin e ligjit dhe kthejnë atë në të kundërt. D.m.th. bëhet fjalë për të mos krijuar mundësinë për të pasur tituj pronësie për fermerë që e kanë përdorur tokën, vazhdojnë ta përdorin dhe nuk kanë mundur ta regjistrojnë në hipotekë. Komisionit të Ligjeve ne mund ti relatojmë vetëm kaq që, lidhur me çështjet që prekin thelbin e ligjit, ne nuk biem dakord për ti futur si amendamente, dhe Komisioni i Ligjeve do ti shohë dhe një herë, sepse është ai komisioni përgjegjës.
Blendi Klosi
Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi dje se zbatimi i ligjit 7501 nga krerët e komunave dhe bashkive ka qenë shkak i abuzimeve masive. Sipas tij, me projektligjet e reja u jepen kompetenca krerëve të komunave që të krijojnë tituj të rinj pronësie. Ndryshe nga ish-kooperativat, toka në territoret e ish-NB-ve, e ndodhur në pjesën më të madhe rreth qyteteve, aktualisht është e okupuar me ndërtime të jashtëligjshme. Pra, është e pamundur që tokat, ku sot janë pallate 20-katëshe, ti trajtojmë si toka bujqësore. Shumë dokumentacione të ndarjes së tokës apo të gjendjes aktuale janë zhdukur, kanë humbur ose djegur. Prandaj dhe procesi i kërkuar është i pamundur, theksoi Klosi.
Jemin Gjana
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana, deklaroi dje se dy projektligjet e pronave nuk synojnë të krijojnë tituj të rinj pronësie, por pajisjen me dokumentacion të përdoruesve të tokës bujqësore që e zotërojnë atë prej 20 vjetësh. Gjana ka sqaruar se komisionet vendore në çdo rast do të kenë një vendim me shumicë të cilësuar dhe për çdo tokë bujqësore pajisjen me hipotekë. Ligji këtyre u ngarkon që të bëjnë detyrën e hamallëkut, për tu marrë me procesin, për ta evidentuar atë dhe për të përgatitur dokumentacionin, por vendimmarrës është vetëm këshilli i komunës dhe i b