Amerika-Berishës: Kufijtë në Ballkan nuk lëvizin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa çdo tentim që të arrihet një gjë e tillë do të jetë joproduktiv dhe destabiluzues, thuhet në një reagim të State Departamentit amerikan, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare”.
Berisha, gjatë kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor, ka folur për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare, nga Preveza deri në Preshevë, nga Shkupi deri në Podgoricë”.
Për shkak të këtyre deklaratave të Berishës, anulimin e vizitës në Tiranë për nder të 28 nëntorit, e kishte anuluar ministri i Jashtëm grek, si dhe presidenti i Maqedonisë, transmeton ORAinfo.