E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael-SHBA, pakënaqësi me vendimin e OKB-së për Palestinën

Izraeli dhe SHBA-ja e kanë dënuar vendimin e OKB-së për të ndryshuar statusin e Palestinës në një shtet vëzhgues jo anëtar, duke u shprehur se një lëvizje e tillë nuk do të ndihmojë negociatat e paqes në të ardhmen.

Mark Regev, zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha: “Realiteti është po i njëjti. E vetmja rrugë përpara nuk është shfaqe të kota teatrale në OKB; e vetmja rrugë përpara është dukë zhvilluar bisedime kuptimplota për paqe”.

Uashingtoni gjithashtu e kritikoi rezolutën e OKB-së, duke u shprehur se vendosi një tjetër pengesë në rrugën e paqes. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha: “Autoriteti palestinez, i cili u ka hapur rrugën e dhunshme Hamasit dhe të tjerëve, ndoqi një rrugë diplomatike në OKB, e cila është jo produktive për sa i përket paqes se negociuar”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›