Arrestohet autori i sulmit të ambasadës së SHBA-ve në Shkup

Një 37 vjeçar maqedonas nga Shkupi është autori i sulmit me koktej molotovi ndaj ambasadës amerikane në Shkup.
MPB nuk ka dhënë akoma idenitetin e autorit të këtij sulmi, por duke shpallur vetëm inicialet e tij A.N nga Shkupi.
Sulmuesi pasi që ka bërë sulmin me shishe ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i është afruar makinës së tij “Yugo”, me të cilën më pas ka shkaktuar një aksident komunikacioni, raporton Ina.
Ai menjëherë është dërguar në spital, ku më pas policia ka informuar se kishte rënë në gjurmët e tij, pasi që ai në vendin e aksidentit i revoltuar kishte bërtitur se kishte djegur ambasadën amerikane.
Policia ka kapur autorin në Klinikën e Shkupit, ku po kurohej për shkak të lëndimeve në kokë. Gjatë kryerjes së testit të alkoolit është konstatuar sasia e konsiderueshme e alkoolit në gjakun e tij. Ai ka rrëfyer para policisë se kishte kryer sulmin pasi që kishte shikuar një film amerikan./Indeksonline/