E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohet doganieri, dëmton pronën publike

 Për shkak të dyshimeve të bazuara se kishte dëmtuar pronën publike, me çka i ka shkaktuar dëme organizatës,

Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtari të lartë doganor, njoftoi me një komunikatë Dogana.

Në njoftim shtohet se për këtë rast është hapur edhe një hetim i brendshëm por, po ashtu është njoftuar Prokuroria e shtetit, me urdhër të së cilës për hetim te mëtutjeshëm penal është angazhuar Policia e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›