Crpeau Mbrojtje per emigrantet shqiptare por edhe per ata te huaj ne Shqiperi

Reporteri special i OKB-se per te drejtat e njeriut per emigrantet Francois Crpeau ne rreth 10 dite qendrimi ne Shqiperi pati kontakte intensive me autoritetet me te larta zyrtare perfaqesues te organizatave joqeveritare qe jane angazhuar me problemet e emigranteve. Crpeau ishte vete ne pikat e kalimit kufitar me fqinjet Greqine dhe Malin e Zi ku vezhgoi nga afer kushtet e e jeteses se tyre duke degjuar dhe mendimet e opinionet e emigranteve per zbatimin e procedurave.
Misioni i tij faktmbledhes do te kete nje raport te zgjeruar por ne menyre paraprake Crpeau ka bere thirrje per autoritetet ne Shqiperi qe te sigurojne mbrojtje te metejshme te te drejtave te emigranteve shqiptare qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise apo qe jane kthyer ne atdhe si edhe te emigranteve te huaj qe vijne ne Shqiperi.
Duhen te dhena te besueshme
Gjithashtu i derguari special i OKB-se kerkoi nga BE me shume perqendrim ne te ardhmen tek te drejtat e njeriut ne kuadrin e perpjekjeve te Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit evropian. Crpeau Do ti inkurajoja autoritetet shqiptare qe ne partneritet me te gjithe sektoret e shoqerise te hartojne dhe zbatojne nje strategji kombetare per te drejtat e njeriut e cila te kete ne qender te vemendjes te te gjitha ligjeve politikave dhe programeve te drejtat dhe mireqenien e te gjitheve duke perfshire edhe ato te migranteve- deklaroi gjate nje takimi me gazetaret ne Tirane Francois Crpeau.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Emigrante shqiptare ne Greqi
Sipas tij nga autoritetet duhet te mblidhen te dhena te besueshme per shqiptaret qe jetojne jashte vendit per ata qe jane kthyer si dhe per te huajt qe jetojne ne territorin e Shqiperise. Regjistrimin e femijeve te emigranteve pa dokumente Crpeau e quajti te domosdoshme per mbrojtjen e tyre sociale gjithashtu eshte e nevojshme dhe rritja e numrit te stafit si edhe ekspertizen e zyrave konsullore per tu dhene me mire rruge dhe zgjidhje nevojave te shumefishta te shqiptareve qe jetojne jashte atdheut.
Strategji dhe negociim per shkollimin e femijeve emigrante ne vendet fqinje
Vemendje sipas tij i duhet kushtuar dhe trajtimit te te kthyerve nga vendet pritese pavaresisht nese kthimi ka qene vullnetar ose me force.
Ne lidhje me pyetjen e DW-se mbi shkollimin e femijeve te emigranteve aty ku ka perqendrim te madh te tyre si ne Greqi e Itali por dhe ne shtete te tjera te BE-se reporteri special i Kombeve te Bashkuara Francois Crpeau tha se autoritetet zyrtare duhet te pergatisin nje strategji ne kete aspekt dhe te negociojne marreveshje te mundshme qe mund te behen me vendet pritese. Dhe eshte ne vullnetin e autoriteteve qe ne bashkepunim me keto vende te gjejne menyrat me te pershtatshme per shkollimin e tyre ne varesi te interesave qe kane vete emigrantet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kosta Barjaba ekspert
Sipas Crpeau ka shume pervoja nga vendet te tjera psh mund te inkurajohet hapja e shkollave private shqiptare ekzistenca e programeve per hartimin e teksteve apo gjithcka iu duhet femijeve ne gjuhen shqipe funksionimi i qendrave kulturore bashkepunimi me shkollat publike ku mesojne femije shqiptare e ku mund te futet dhe mesimi ne gjuhen amtare etj. Disa nga keto objektiva mund te behen ne nje kohe te shkurter por te tjera marrin me shume kohe per tu zbatuar por gjithesesi sipas te derguarit special te OKB-se ka mjaft rrugezgjidhje qe mund te jene pjese e diskutimeve.
Prof. dr. Kosta Barjaba anetar i asociuar i Akademise se Shkencave te Shqiperise mendon se ne stadin aktual kane dale ne pah politika dhe sherbime shteterore jo vetem per brezin e pare te emigranteve por me shume per brezin e dyte dhe te trete. Sipas ketij arsyetimi nese brezi i pare eshte maturuar ne tregun e punes dhe po shkon ne moshen e pensionit brezi i dyte eshte ne prag te hyrjes ne tregun e punes ose ne vijim te studimeve kurse brezi i trete i emigranteve eshte plotesisht ne procesin e shkollimit.
Prioritet brezi i trete
Pikerisht ky duhet te jete prioriteti per brezin e trete si ne politikat e vendit dergues pra qeverise shqiptare ashtu dhe per vendet pritese thote Prof. dr Barjaba per DW. Shkollimi i emigranteve ka dale si nje nevoje e dores se pare. Une mendoj se pervec formave ekzistuese tradicionale spontane sporadike dytesore te agjencive dhe institucioneve te shtetit shqiptar apo te vendeve pritese duhet te fillojne te zbatohen menyra me eficente shkollimi te plota. Me kete kam parasysh hapjen brenda kushteve ligjore ne vendet pritese si dhe ne baze te standarteve qe rekomandojne konventat nderkombetare te shkollave ku ata te perfundojne ciklin e plote paralel si ne gjuhen amtare ashtu dhe ne gjuhen e vendit prites. Mund te gjenden menyra qe ky cikel shkollimi te realizohet pa demtuar formimin e edukimit dhe te shkollimit ne vendin prites.
Sipas prof. dr Kosta Barjaba te gjitha sherbimet e tjera shtese si hapja e qendrave kulturore dergimi i librave aktiviteti i shoqatave te emigranteve ose organizatave te tjera te shoqerise civile te institucioneve nga vendi prites do te jene aksesore qe do ti bashkangjiten ketij procesi formal te shkollimit te brezit te trete te emigranteve.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi