Amerika kërcënon Palestinën me ndërprerje të ndihmave

Senati i Shteteve të Bahskuara të Amerikës ka kaluar një rezolutë, e cila kërcënon Autoritetin Palestinez me ndërprerjen e ndihmës financiare nëse “vazhdohet me shmangien e bisedimeve të drejtpërdrejta duke kërkuar më pas njohje të njëanshme në OKB”. Kjo rezolutë po ashtu i bën thirrje Presidentit amerikan, Barak Obama, të vendosë veto ndaj votimit për njohjen e njëanshme të shtetit palestinez shkruan e përditshmja izraelite “Haaretz”.
“Përpjekjet palestineze për të fituar njohjen e shtetit pa negociata të drejtpërdrejta tregon mungesë angazhimi dhe besimi në negociatat e paqes. Kjo do të ketë implikime për ndihmën e vazhdueshme të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në Rezolutë.
Rezoluta 185, e mbështetur nga 87 senatorë, thekson se SHBA-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Rezoluta bën thirrje edhe për rishikimin e pajtimit mes Fatahut dhe Hamasit.
Senati amerikan i bën thirrje qeverisë palestineze “të heqë dorë nga terrorizmi, të njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të riafirmojë marrëveshjet e mëparshme të bëra me qeverinë e Izraelit”./Start/F. Prroni/
2011-06-30 13:06