E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Haririt, gjykata e OKB lëshon urdhër arreste

Lajmi bëhet i ditur nga kryeprokurori i Libanit i cituar nga mediet vendase. Djali i Refik Haririt, Saad-i përshëndeti aktakuzat dhe i përshkroi si një “moment historik” për Libanin.

Reporterët lokalë bëjnë me dije se urdhër arrestet janë për anëtarë të lartë të militantëve Shiitë dhe grupimit politik Hezbollah. Hezbullahu ka denoncuar në mënyrë të përsëritur gjykatën dhe është zotuar për hakmarrje.

Kabineti qeveritar i Libanit takohet sot për të dalë me një qëndrim të përbashkët ndaj vendimit të gjykatës.

Kryeministri i atëhershëm i Libanit, Refik Hariri dhe 21 persona të tjerë u vranë në shkurt të vitit 2005 në Bejrutin Qendror kur autokolona e ti u hodh në erë nga bomba./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 14:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›