E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ura më e gjatë në botë!

Media shtetërore kineze bën me dije se ura kaloi testet e ndërtimit të hënën, teksa të enjten u hap për trafikun e përgjithshëm së bashku me një tunel nënujor.

Kjo urë është 4 km më e gjatë se rekordmbajtësja e mëparshme, ura që përshkon liqenin e Pontchartrainit në shtetin e Luizianës(SHBA).

Ndërtimi i urës zgjati katër vjet dhe kostoja e saj arriti në 10 miliardë juan (1,55 miliardë dollarë), bën me dije media shtetërore kineze dhe BBC-ja. Ura mbështetet në më shumë se 5200 shtylla dhe në të pritet të kalojnë më shumë se 30 000 makina në ditë. Vetëm 30 minuta do të zgjasë udhëtimi nga qyteti Qingdao në Huangdao.

Por, kjo urë nuk do të mbajë rekordin e urës më të gjatë në botë për shumë kohë. Rekordi do të thyhet përsëri nga një tjetër urë Kineze. Në vitit 2009 gjigantët aziatikë filluan punën për ndërtimin e një ure që lidh provincën Guangdong, qendrën kryesore të prodhimit në Kinë, me Hong Kong-un dhe Mecau-n./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 14:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›