Amerika për herë të parë me një president me ngjyrë
Uashington (Start)-Për herë të parë në historinë e Amerikës, zjidhet një preësident me ngjyrë. Kandidati demokrat Barak Obama ka trumfuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA ku ka fituar bindshëm ndaj rivalirt republikan John McCain. Ndërkohë që ky i fundit ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren presidentin e ri. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, McCain, mori 152 vota. Obama arriti të marrë votat e duhura edhe në shumë vende që mendoheshin se do të mbështesnin kandidatin republikan. Qindra mijëra përkrahës të zotit Obama dolën nëpër rrugët e qytetit të tij, Çikago, me thirrje gëzimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan zotin Obama fitues të zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë, menjëherë pas rezultateteve të para, ai ka mbajtur një fjalim në Grant Park-Chikago ku u shpreh se do të jetë president i të gjithëve. “Një epokë e re po nis për popullin amerikan”-ka deklaruar ai. “Ne si popull do tia arrijmë qëllimit. Premtimet nuk mund të mbahen ndoshta në një vit. Por unë kur nuk kam qenë më shumë optimist për Amerikën e viteve të ardhshme. Fitorja është e juaja”, tha Obama.
me tej ai vazhdoi se "U desh një kohë e gjatë. Por sot, në saj të asaj që ne përmbushëm gjatë këtyre zgjedhjeve, në këtë moment historik, ndryshimi ka mbërritur në Amerikë. Ju ia dolët sepse e kuptoni detyrën e madhe që na pret përpara. Sepse në orën që po festojmë fitoren sot në mbrëmje, e dimë se sfidat e të nesërmes janë më të rëndësishme për ekzistencën tonë, dy luftra, një planet në rrezik, kriza më e rëndë financiare që prej një shekulli. Rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Ndoshta nuk do t'ia arrijmë qëllimit brenda vitit, apo edhe brenda mandatit, por nuk ka pasur kurrë më parë kaq shpresë se sot në mbrëmje, por populli amerikan do t'ia dalë. Do të ketë shuplaka dhe dështime. Të shumtë janë edhe ata që nuk do të jenë dakord me secilin prej vendimeve që do të marr si president dhe ne e dimë se qeveria nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet, por do të jem gjithmonë i ndershëm me ju përsa u përket sfidave me të cilat do të përballemi. Do t'ju dëgjoj, veçanërisht kur të kemi mosmarrëveshje".
Nga ana tjetër, republikani John McCain përshëndeti demokratin Barack Obama për fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke deklaruar se "populli amerikan e dha verdiktin e tij". Sipas tij, kjo ishte një garë dhe ajo ka fitues dhe humbës. Në fjalën e tij, McCain u shpreh se humbja ishte e tij dhe joe atyre që e mbështesnin. McCain gjatë gjithë fjalës së tij u përqendrua në një bashkim dhe bashkëpunim për të ardhmen e SHBA-ve.
Presidenti amerikan George W. Bush i telefonoi gjithashtu demokratit Barack Obama për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. "Ju jeni pranë nisjes së udhëtimeve më të mëdha në jetë. Përgëzime.", i deklaroi Obamës presidenti Bush në bisedën telefonike.
Më poshtë vijon një rezultat i plotë i zgjedhjeve presidenciale amerikane duke nisur nga vlerësimet e transmetuara nga televizionet.
Në orën 04:45 GMT, sipas rezultateve në 45 shtete, demokrati Barak Obama ka marrë 333 mandate nga zgjedhësit e mëdhenj, ndërsa rivali i tij republikan John McCain 155. Për t'u zgjedhur ai duhet të marrë 270 vota nga 538.
REZULTATET TASHMË TË NJOHURA:
OBAMA
=====
Kaliforni 55
Kolorado 9
Konnecticut 7
Delaware 3
Florida 27
Havai 4
Illinois 21
Iowa 7
Maine 4
Mariland 10
Masaçusets 12
Michigan 17
Minnesota 10
New Hampshire 4
New Jersey 15
New York 31
Meksika e Re 5
Oregon 7
Pennsilvani 21
Rhode Island 4
Vermont 3
Virginie 13
Shteti i Uashington 11
Uashington DC 3
Wisconsin 10
Ohio 20
TOTALI 333
MCCAIN
======
Alabama 9
Arizona 10
Arkansas 6
Karolina e Jugut 8
Dakota e Veriut 3
Dakota e Jugut 3
Xhorxhai 15
Idaho 4
Kansas 6
Kentaky 8
Louisiane 9
Mississippi 6
Nebraska 5 (3 Mekejnit fillimisht )
Oklahoma 7
Tennessee 11
Texas 34
Utah 5
Virxhinia Perëndimore 5
Wyoming 3
TOTAL 155
REZULTATET E PRITSHME :
Alaska 3
Karolina e Veriut 15
Indiana 11
Misuri 11
Montana 3
Nevada 5