Rama vijon viziten në Londër
Londër (start)- Në vijim të vizitës në Londër, kryetari i PS-së Edi Rama ka zhvilluar disa takime me parlamentarë britanik. Rama është pritur në një takim të veçantë nga kryetar i komisionit të jashtëm parlamentar deputeti Mike Gapes, me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale në vend dhe zhvillimeve më të fundit politike.
Kryetari i PS-së ka bërë një rezyme të gjatë zhvillimeve më të fundit duke e vënë theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë.
Po ashtu Edi Rama ka shprehur nevojën për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar domosdoshmërinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe përfundimin e regjistrit elektronik të votuesve.
Në temë të diskutimeve ka qenë edhe Kosova, kreu i opozitës ka falënderuar deputetin Gapes për ndihmë që Britania ka dhënë në këtë drejtim.
"Kosova pas pavarësisë ka nevojë për mbështetjen tuaj ekonomike. Duhet punuar ngushtë me qeverinë e Kosovës për të kapërcyer papunësinë dhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen shqiptarët e Kosovës." deklaroi Rama.
Gjatë mbrëmjes Edi Rama do të mbajë një referat në Universitetin e Oxfordit me temë: “Imazhi dhe realiteti në Shqipëri”.