E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika përkujton ditën e Martin Luter Kingut

Autori i Lajmit: RedaksiaTenese - Dje SHBA përkujtoi ditën e MARTIN LUTER KINGUT. Në mbarë Shtetet e Bashkuara zhvillohen ceremoni, parada dhe shërbime kishtare për nder të ditëlindjes së udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile, Martin Luter King Junior. Megjithëse ditëlindja e tij e vërtetë është më 15 janar, e hëna e tretë e janarit është caktuar për të nderuar këtë figurë dhe lëvizjen e tij për drejtësi sociale. Amerikanët në mbarë Shtetet e Bashkuara përkujtojnë me nderime jetën dhe veprën e Martin Luter Kingut. Kjo ditë e shënuar nderohet në disa mënyra, si parada, vendosje kurorash e madje dhe protesta. Në Filadelfia të Pensilvanisë tingulli i së ashtuquajturës Këmbana e Lirisë është bërë traditë. Çdo vit vendosen kurora në varrin e Doktor Kingut në Atlanta të Xhorxhas. Dhe protestues kanë demonstruar kundër luftës për të cilën mendojnë se bie në kundërshtim me trashëgiminë e Doktor Kingut për rrugë paqësore e barazi për të gjithë.“Një nga lavditë më të çmuara të demokracisë amerikane është e drejta jonë për të protestuar dhe ne do të protestojmë me rregull e jo me dhunë”. Këto ishin fjalët e të riut Martin Luter King vetëm disa ditë pasi ai kishte organizuar një bojkotim të transportit publik në Montgomery të Alabamës për ti dhënë fund racizmit në këtë sektor. Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në jug të vendit, ligji kërkonte që zezakët të zinin pjesën e përparme të autobusit, ndërsa të bardhët të uleshin në fillim. Qindra njerëz u mblodhën ditën e djeshme në Kishën e Shën Sabinës për të përkujtuar lindjen e njeriut që luftoi më shumë se kushdo tjetër për barazinë e tyre. Pastori i të drejtave të njeriut në Kishën e Memfisit mbajti një ceremoni përkujtimore për 4 prillin e 1968, ditës kur atij i “prenë” një ëndërr të lënë përgjysmë. Dëshmitari i vrasjes së Kingut, Kyles e kujton si një makth faktin që ai në ato momente ishte zgjuar. “Ishte si një makth, por makthi ishte se isha gjallë”. Kyles kishte ftuar Kingun të fliste në Mefis gjatë një tubimi në mbështetje të punëtorëve sanitarë një ditë më parë. Por frika nga një stuhi që parashikohej të frynte në orën kur pritej që Kingu të dilte në pod, dukej se shërbeu si një parashikim për vdekjen e tij. Megjithatë, organizatorët e tubimit mbetën të habitur kur panë se sheshi ishte i mbushur plot e për plot. “Ne e thërritëm dhe i thamë: Do të ishte më mirë të shkoje atje. Ai e dinte se do të vdiste pa mbushur ende 40 vjeç. Ditën që King u vra, ai kishte darkuar me familjen e Kyles. Ky i fundit e kishte ftuar atë që të takoheshin në orën 5 pasdite, por Luteri nuk shquhej për korrektesë” dhe mbërriti në takim një orë më vonë”, - shton duke buzëqeshur Kyle. “Dukej sikur ai kishte predikuar përmes frikës së vdekjes së tij një natë më parë”, - thotë Kyles. “Por ai nuk kishte frikë”. Pasi Kingu u qëlluan në ballkonin e hotelit të tij dhe njerëzit u grumbulluan për ti dhënë ndihmën e parë, Kyle tha se ai i kishte hequr nga duart një cigare dhe më pas paketën nga xhepi i xhaketës, sepse ai nuk donte që fëmijët të mësonin se ai tymoste. Kyle thotë se ai i ruan ende cigaret e tij. “Po menodja për një kohë të gjatë se çfarë isha duke bërë atje. Unë isha atje për të dëshumuar. Më 28 gusht 1963, udhëheqësi i të drejtave civile, Martin Luther King, mbajti një fjalim para 200,000 njerëzve në Ëashington. Në fjalimin e tij, laureati i Çmimit Nobel, tha se ëndërronte që zezakët e Amerikës do të gëzonin një ditë të drejta të barabarta dhe se dallimit racial do ti jepej fund. Sot katër dekada pasi ky fjalim që ka hyrë në historinë amerikane, shumë njerëz shtrojnë pyetjen nëse ëndrra e Dr. Kingut është realizuar apo jo plotësisht. Martin Luther Kingu mbajti fjalimin e tij të famshëm që sot njihet me emrin “Shoh një ëndërr”. Fjalimi shënoi një kthesë të paharruar në luftën për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara. Por mbi të gjitha ai ndryshoi qendrimin e njerëzve për dallimin racial. “Unë shoh një ëndërr, se një ditë ky vend do të zgjohet dhe do të realizojë kuptimin e vërtetë të parimit të tij: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se kjo është një e vërtetë që nuk kërkon shpjegim", tha Martin Lutherf Kingu në fjalimin e tij. Fjalimi dhe suksesi i Marshimit të vitit 1963 në Uashington forcuan mbështetjen për lëvizjen e të drejtave civile. Ato e nxitën Kongresin të miratonte ligje të forta kundër dallimit racial në Shtetet e Bashkuara. Ligjet synonin të korrigjonin dekada të tëra të dallimit racial dhe tu jepnin zezakëve të njëjtat shanse zhvillimi si edhe të bardhëve. “Ishte një fjalim në të cilin thuhej se ky është problemi ynë, është një problem amerikan. Pra se kjo nuk është çështje e zezakëve, nuk është as çështje e të bardhëve, por është një çështje që u përket të gjithëve e që mund të zgjidhet bashkërisht, me besimin dhe shpresën se është e realizueshme”, thotë veprimtari i të drejtave civile, Sterling Tucker. Zoti Tucker ishte njëri ndër ata që punuan me Dr. Kingun për të organizuar marshimin. Ai kujton ndikimin që ajo ditë pati tek shumë amrikanë. “Më kujtohet se atë mbrëmje grupi u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, John Kennedy, i cili tha se i kishte parë aktivitetet e asaj dite në televizion. Presidenti filloi pastaj të fliste duke theksuar se kjo ishte pikërisht ajo që duhej bërë për miratimin e Aktit për të Drejtën e Votës, dhe shtoi më tej se qeveria kishte filluar të ecte në këtë drejtim dhe së bashku me të edhe industria dhe organizatat e punës”.

Obama, Biden dhe Pauell, darkë për nder të Martin Luter
Kingut Junior

Në një kishë ku Martin Luter Kingu foli këtu e 50 vjet të shkuara, presidenti Obama foli për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Ai foli rreth përpjekjeve të lëvizjes për të drejtat civile dhe fitoret e arritura me vështirësi të zotit King. “Ne shijojmë frytet e heqjes së paragjykimeve dhe fanatizmit...ngadalë, nganjëherë me hope, por të pakthyeshme nga zemrat njerëzore. Është ai përparim që e ka bërë të mundur që unë të jem këtu, për popullin e mirë të këtij vendi që të zgjedhë një afrikano-amerikan presidentin e 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Presidenti shfrytëzoi rastin të reflektonte në sfidat që ai u përball gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ekonomia e trazuar po vë vendin në provë. “Papunësia është në nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli. Askund nuk është më e lartë sesa në komunitetin afrikano-amerikan”. Ai tha se shumë njerëz po ndihen mosbesues dhe madje po humbasin shpresat rreth së ardhmes. Ai u bëri thirrje atyre që të kenë besim. “Po kalojmë një dimër të vështirë. Është më i vështiri prej kohësh. Por le të kujtojmë se populli amerikan ka kaluar dimra të rëndë edhe më parë”. Presidenti Obama hodhi vështrimin drejt të pranishmëve në kishën baptiste në bulevardin Vermon të themeluar në vitin 1886 nga ish-skllevërit dhe theksoi mësimet nga historia. Ai tha se amerikanët që tani përballen me probleme të rënda, duhet të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhjen e brendshme dhe të kërkojnë përparime hap pas hapi. Edhe presidenti Obama mori pjesë në nderimet që iu bënë udhëheqësit të të drejtave civile, në ditën e festës kombëtare që shënohet me rastin e datëlindjes se tij. Obama diskutoi për rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit dhe mbi një faqe interneti, USAservice.org që i ndihmon amerikanet të organizojnë apo të gjejnë programe për shërbimin ndaj komunitetit dhe të marrin pjesë në to. Obama gjithashtu organizoi darka për nder të senatorit republikan Xhon Mekein, nënpresidentit Xho Biden dhe ish-sekretarit të Shtetit Kollin Pauell. Ndërsa bashkëshortja e tij, Mishele Obama dhe gruaja e zotit Biden, Jill Biden, morën pjesë në një koncert për të rinjtë, për nder të familjeve të ushtarëve amerikanë.

Njeriu që amerikanët e nderojnë si President, Mekeini “kundër”?

Martin Luther King, Jr nuk ishte një president. Ndryshe nga veteranët amerikanë, të cilët nderohen gjithashtu me një ditë kombëtare pushimi, Kingu nuk ka luftuar në asnjë luftë. Në fakt, MLK Jr ishte një pacifist. Por udhëheqësit të vrarë të të drejtave të njeriut i rezervohet një ditë kombëtare pushimi. Por a është dita e MLK-së një ditë pushimi? Në një farë mënyre po. Por ky vendim nuk është se ka ardhur pas debat. Pas vdekjes së Kingut, Kongresit iu propozua një projektligj për ta nderuar liderin me një ditë kombëtare pushimi. Disa ligjvënës protestuan se kjo do të kishe shumë shpenzime. Megjithatë, në vitin 1983, presidenti i atëhershëm Ronald Regan e shndërroi projektligjin në ligj. Por ende, jo të gjitha shtetet e kanë miratuar ligjin. Arizona rezistoi për pak kohë, (Senatori Xhon Mekein ishte kundër pushimit, ndërsa më përpara e kishte përkrahur një vendim të tillë). Shteti i fundit që e njohu këtë datë si ditë zyrtare pushimi ishte Karolina e Jugut në vitin 2000. Dita festohet të hënën e tretë të janarit dhe këtë vit ajo përkon me 18 janarin. Pacifisti, i cili në moshën 35-vjeçar u bë fituesi më ri i Çmimit Nobel për Paqe, u vra më 1968 në ballkonin e dhomës së tij të hotelit në Memfis të Teneses, ku ai ndodhej për të udhëhequr një protestë të punëtorëve sanitarë të futur në grevë. Autori i krimit, James Earl Ray, u arrestua ndërsa po përpiqej për tu larguar nga SHBA dhe më pas pranoi krimin. Frazat e fundit që Luter Kingu shqiptor përpara se të ndërronte jetë ishin: “Unë dua thjesht të plotësoj vullnetin e zotit. Dhe ai më pati lejuar të arrij malet dhe të shoh përtej. Unë kam parë tokën e premtuar. Unë nuk mund të shkoj atje pa ty. Por unë dua të di, nëse ne, njerëzit do ta marrim tokën e premtuar. Ndoshta shprehja “Unë kam një ëndërr”, e cila sot këndohet në kisha, përdoret nga politikanët dhe mësohet në bankat e shkollës, është një nga shprehjet më me vlerë në të gjithë historinë e njerëzimit. Fjalimi u mbajt në këmbët e memorialit të Abraham Linkolnit në mars 1963 në Uashington dhe konsiderohet një pikë kthese në Lëvizjen e të Drejtave të Njeriut.

Ky lajm është publikuar: 19/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›