E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun: “Schumi kampion që këtë vit”

Autori i Lajmit: Redaksia
Ross Braun është i sigurt, Michael Schumacher do shpallet kampion bote që në sezonin 2010. Shefi i skuderisë Mercedes GP mendon se makina gjermane është e denjë për të kërkuar sërish vendin e parë. “Sot është më i qetë se sa kur u tërhoq, por mendoj se do përshtatet menjëherë”,- pohoi Braun. “Ka nevojë për disa gara që të familjarizohet me veturat e tjera, por më pas do të rishikojmë Schumi-n e vjetër. Ka qenë përherë pika e tij më e fortë përshtatja në mënyre të shpejtë”, - shton shefi i Mercedes GP. Ndërkohë, 7 herë kampioni i botës ndodhet ende në bokse, pasi ai mund të fillojë testet vetëm në muajin shkurt.
Ky lajm është publikuar: 19/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›