Amerika qeteson boten Nuk do te lejojme krize per cmimin e bukes
Nje lajm i mire vjen nga Amerika Nuk do te kete rritje te cmimit te bukes. Ne kete menyre Shtetet e Bashkuara jane munduar qe te qetesojne te gjithe opinionin boteror te trembur me te drejte keto dite nga nje rritje e mundshme e cmimeve te dritherave cka mund te sillte edhe nje krize te re te cmimeve te ushqimeve per mbare boten. Por deklaratat optimiste vijne nga kreu i Departamentit Amerikan te Ushqimeve dhe Agrikultures i cili ka thene se shtet e medha ose prodhuesit kryesore te grurit ne bote kane rezerva te medha gruri dhe po ti vene ne perdorim cmimi jo vetem qe nuk rritet me por mund te bjere ne minimum. Situata aktuale qe ka perfshire Rusine nuk do te ndikoje ne rritjen e cmimit apo furnizimit te grurit ne nivel global- ka deklaruar per agjencine e lajmeve Reuters kreu i Departamentit Amerikan te Ushqimit dhe Agrikultures. Nderkohe nje studim i Institutit Nderkombetar Kerkimor te Politikave Ushqimore me baze ne Uashington D.C. thote se pavaresisht se Moska zyrtare ka vendosur te ndale eksportin e grurit duke filluar nga 15 gushti nuk ka asnje arsye per panik. Ekspertet thone se nuk do kete rritje te cmimeve per mallrat jetike sic eshte per shembull buka. Kjo per faktin se nese vendet si Rusia Kanadaja dhe India do te shenojne nje ulje te prodhimit te grurit e kunderta do te ndodhe me Shtetet e Bashkuara dhe Kinen. Eshte e vertete se Rusia eshte nje nga furnizueset me te medha te grurit ne bote- thote analiza -por nuk eshte e vetmja ndaj efekti ne tregjet boterore nuk do te ndihet. Po dje Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Agrikultures uli parashikimet per te korrat e grurit me 2.3 ku nga 650 milione tone qe ishte pritshmeria ajo u ul ne 645 tone. Megjithate kjo shifer sipas zyrtareve ne proporcion me konsumin vleresohet 26 me e larte se kriza qe u pa ne vitet 2007-2008 kur mungesa e ushqimit rriti cmimet e shkaktoi trazira. Ekspertet thone se prodhimi aktual eshte 661 milione tone vetem tre per qind me i ulet se nje vit me pare dhe me stoqe te mjaftueshme gruri nuk duhet te ekzistoje rreziku per rritjen e cmimit te grurit dhe nenprodukteve te tij.
Shqiperia
Ne Shqiperi pas alarmit per rritjen abuzive te cmimit te bukes si rezultat i rritjes se cmimit te miellit Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve gjate kontrolleve te ushtruara ne 120 subjekte te Tiranes dhe Durresit evidentoi 20 subjekte qe kishin rritur ne menyre fiktive cmimin e bukes nga ku ne 27 subjekte u vendosen gjoba me vlere 3.5 milione leke si dhe u sekuestruan 10 ton miell i pashoqeruar me fature. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka ndermarre nje verifikim te hollesishem ne terren ne subjektet e tregtimit me shumice te miellit dhe furrave prodhuese te bukes. Sipas DPT-se qellimi i ketyre kontrolleve ne rang kombetar behet per verifikimin e cmimit te blerjes dhe shitjes se produkteve pasi megjithese cmimet e importit te grurit nuk kane ndryshuar ne ditet e fundit eshte vene re nje rritje e cmimit te bukes ne menyre abuzive. DPT-ja tha se keto kontrolle do te vazhdojne edhe ne ditet ne vazhdim me qellim uljen e evazionit fiskal dhe moslejimin e rritjes ne menyre abuzive te cmimit te bukes. DPT-ja siguroi se do te marre te gjitha masat administrative per ndeshkimin dhe parandalimin e ketij fenomeni. Madje DPT-ja i kujton konsumatoreve edhe numrin e vene ne dispozicion te tyre per cdo ankese te verejtur 0800 14 14 ne te cilin te interesuarit mund te telefonojne falas per te denoncuar rastet abuzive te ngritjes se cmimit te bukes.
Rritja
Duket se situata e krijuar me rritjen e cmimit te bukes ne disa prej subjekteve tregtuese ne vend eshte e perkohshme dhe ndaj abuzuesve po merren masa ndeshkuese. Pavaresisht rritjes lehtesisht te cmimit te bukes ne disa furra ne kryeqytet nga nje vezhgim i bere ne disa rrethe te vendit nje gje e tille nuk ka ndodhur. Ne qytetin e Korces cmimi i bukes dhe masa e saj nuk ka ndryshuar. Kjo pohohet dhe nga vete prodhuesit e bukes dhe konsumatoret. E njejta situate eshte edhe ne qytetin e Elbasanit ku qytetaret vazhdojne te blejne me te njejtin cmim te gjitha llojet e bukes. Ne qytetin e Fierit sipas burimeve ne Drejtorine e Tatim-Taksave mesohet se jane kryer inspektime ne dyqane me pakice dhe ne furrat e bukes per cmimin i cili nuk ka ndryshuar. Nderkohe ne nje deklarate per mediat dy dite me pare Drejtori ekzekutiv i Unionit te Tregtareve Agroushqimore shprehet se parashikimet e prodhimit boteror te grurit presin nje renie e cila do te reflektohet dhe ne cmimin e bukes.
FAO Rezervat lehtesojne krizen e drithit
Vende te ndryshme te botes jane perfshire nga moti ekstrem. Pakistani Kina por edhe Afrika Perendimore jane prekur nga reshje shiu qe kane shkaktuar permbytje dhe deme te medha. Nderkohe qe Rusia eshte prekur nga temperatura te larta. E gjithe kjo situate duket se po krijon nje krize globale per prodhimin e drithit. Gjendja ne disa rajone te botes eshte emergjente dhe ne disa tregje cmimi i dritherave eshte rritur cka ka sjelle edhe shtrenjtimin e cmimit te bukes por me gjithe gjendjen e veshtire nga zyrtare te OKB-se vijne sinjale optimiste per te ardhmen. Eksperti i ekonomise ne Agjencine e OKB-se per ushqimin FAO ne Rome Abdol Reza Abassian ka deklaruar se gjendja e krijuar e krijuar mund te sjelle veshtiresi serioze. Kur flitet per rezerva ushqimi rezervat e grurit qe eshte ushqim i rendesishem gjendja eshte emergjente ne nje vend te rendesishem ku prodhohen drithera Rusia qe do te thote se shume rezerva qe u krijuan gjate viteve tani pritet qe te konsumohen- theksoi Abbassian duke shtuar se do te kete renie te rezervave deri ne fund te sezonit deri ne fund te vitit 2011. Nderkohe kjo gjendje ka sjelle edhe reflektim ne treg dhe renia e prodhimit te dritherave po ben qe cmimet te rriten.
Investimet private 51 me pak se nje vit me pare
Bizneset ne vend sidomos ato ndertuese kane perjetuar nje situate aspak pozitive per sa i takon aktivitetit te tyre dhe kete e verteton niveli i financimit publik qe ben qeveria per projekte te ndryshme. Ne te dhenat qe paraqet Ministria e Financave mesohet se niveli i investimeve kapitale publike ishte deri ne fund te muajit korrik rreth 37 miliarde e 229 milione leke ose gati 51 per qind me pak se viti 2009. Kujtojme se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar qeveria hapi me qindra fronte pune per biznesin duke lidhur kontrata te reja shpenzuar miliarda leke per faktin e vetem se u zhvilluan zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Shpenzimet e pergjithshme jane realizuar deri ne muajin korrik 2010 ne masen 202 miliarde e 588 milione leke dhe parashikohen te arrijne ne fund te vitit ne masen 371 miliarde e 767 milione leke me nje reduktim prej rreth 9.5 per qind krahasuar me buxhetin fillestar te vitit 2010 ose ne shume absolute rreth 38 miliarde e 955 milione leke me pak. Ato jane parashikuar te perfaqesojne rreth 30.3 per qind te PBB-se.
Dardha destinacioni i perkryer per pushime mes gjelberimit e freskise
Dardha nje nga pikat turistike me te njohura ne zonen e Korces vazhdon te mbetet fshati me i preferuar i sezonit veror nga turistet vendas dhe te huaj. Klima e favorshme dhe natyra e virgjer kane bere qe kjo pike turistike te frekuentohet nga shume turiste te cilet zgjedhin Dardhen per freskine ujin e ftohte te burimeve dhe natyren piktoreske. E ndersa turistet shijojne bukurine e Dardhes mes freskise gatimeve tradicionale dhe ndertimeve karakteristike me gure te zones pronaret e hoteleve dhe lokaleve thone se ndryshe nga nje vit me pare kete vit kane konstatuar nje renie te dukshme te turisteve. Kjo pike turistike mjaft e frekuentuar si ne sezonin e veres ashtu edhe ne dimer ndodhet ne nje lartesi gjeografike impresionuese mbi 1300 metra mbi nivelin e detit por fare prane qytetit te Korces ku ndodhen edhe zona te tjera turistike si Voskopoja.
15 Gusht 2010