UP gjobitet me 10 mijë euro

Nga: Mentor Buzhala
Problemet financiare të Universitetit të Prishtinës nuk u tejkaluan me zgjedhjen e rektorit.
Ky institucion do ta ketë buxhetin më të vogël për 10 mijë euro për shkak të gjobës që i ka shqiptuar Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Ky institucion e gjeti fajtor rektoratin e UP-së për shkeljen e Ligjit të Prokurimit Publik, Duke mos u pajtuar me vendimin e OSHP-së, Rektorati disa herë i dërgoi shkresa këtij institucioni. Edhe këta të fundit i kthyen ato si kurrë një herë më parë. Megjithatë, kjo maratonë e shkresave nuk doli të jetë e suksesshme për UP-në.
OSHP-ja ka vlerësuar se ishte bërë shkelje në anulimin e tenderit për ndërtimin e Palestrës Sportive të Fakultetit të Shkencave Sportive.
Prokurimi i UP-së kishte pranuar 14 oferta për ketë aktivitet te prokurimit, ku vetëm 2 nga kompanitë janë vlerësuar si te përgjegjshëm nga komisioni vlerësues. Ndërkohë, UP, me datën 27 korrik ka publikuar njoftimin për anulimin e aktivitetit. Por, kompania "Euro Services" nuk është pajtuar me vendimin e UP-së dhe më datë 2 shtatorë ka parashtruar ankese në OSHP, kundër njoftimit për anulimin e aktivitetit te prokurimit.
Kompania, "Euro Services" ankesën e sajë e ka deponuar nën pretendimin se, Autoriteti Kontraktues ka bere shkelje te nenit 62 pika 1.2 te LPP-se. E, që ky nen shprehimisht thotë se “të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”.
Më të marrë ankesën OSHP ne seancën e datës 23 shtatorë ka marre vendim qe ankesa e operatorit ekonomik ankues "Euro Service", te aprovohet si e bazuar dhe lënda te kthehet ne ri vlerësim, për arsye se anulimi i aktivitetit te prokurimit është i pa qëndrueshëm, pasi qe është konstatuar edhe nga eksperti shqyrtues ne mesin e kompanive ofertues ka kompani me oferte e cila nuk e tejkalon substancialisht buxhetin e AK-se. Por, edhe përkundër këtij vendimi, UP nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës se Tenderëve.
OSHP përmes një urdhërese të datës 13 tetor e ka urdhëruar që të zbatoi vendimin e sajë të më hershëm. UP përsëri nuk e ka respektuar urdhëresën. Por, Universiteti i Prishtinës me datën 24tetor ka publikuar njoftimin për dhënie te kontratës ne ueb-faqe te KRPP-se duke treguar se atë e ka fituar "Euro Services" nga Prishtina ne vlere prej 47, 343.02 euro, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Ndërtimi i Palestrës Sportive te FSHS ne Universitetin e Prishtinës".
Ndërsa me datën 6 nëntor ka bere kërkese ne OSHP-e qe te anulohet aktiviteti i prokurimit me arsyetim se nuk ka mjet për zotim shtese për ketë aktivitet te prokurimit. Por, OSHP përsëri përmes një urdhërese me datë 9 nëntor, e ka urdhëruar UP-në qe ta respektoje propozimin për dhënie te kontratës te publikuar ne "Njoftimin për dhënie te kontratës" ne ueb faqen e KRPP-se. Prokurimi i UP-së nëpërmjet një shkrese që i ka bërë OSHP së para një jave, ka kërkuar nga OSHP-e qe te bene anulimin e dhënies se kontratës pasi qe i ka skaduar edhe vlefshmëria e tenderit.
Ndërkohë, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vlerësuar se nuk është kompetent për anulimin e kontratave te Autoritetit Kontraktues, dhe se ne rastin konkret mos nënshkrim i kontratës me kompaninë e rekomanduar për dhënie te kontrate dhe skadimi i vlefshmërisë se tenderit është bere për shkak te neglizhencës se AK-së që të realizoj ketë aktivitet të prokurimit në ketë vit fiskal.
Krejt në fund, pas një përplasje maratonike, OSHP duke u bazuar në shkresat e veta dhe në Ligjin e Prokurimit ka marrë vendim që ta gjobitë Rektoratin me 10 mijë euro, duke e detyruar që paratë ti deponoi në arkën e OSHP-së menjëherë./Indeksonline/