E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët: S’kemi firmosur kontratë të dytë me MEICO

• Amerikanët nuk pranojnë të kenë qenë pjesë e tragjedisë së Gërdecit.Në të kundërt, ata hedhin poshtë edhe kontratën e paraqitur dje nga Ministria e Mbrojtjes për çarmatimin lidhur mes saj dhe "Southern Ammunition Company", në dhjetor të vitit të kaluar. Në një prononcim për "Zërin e Amerikës", përfaqësues të firmës amerikane mohuan të kenë vazhduar gjatë këtij viti punën në të ashtuquajturën fabrikë të çarmatimit në fshatin Gërdec, duke nënvizuar se puna e tyre ka përfunduar në fund të vitit të kaluar. Sipas VOA, përfaqësuesit e firmës amerikane "Southern Ammunition Company" thanë dje se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007-ës. Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thanë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec,   aty ku ndodhi shpërthimi i të shtunës. Firma amerikane ka qenë në dijeni të vazhdimit të punës në Gërdec, edhe pas përfundimit të kontratës së saj, por hedh poshtë përfshirjen e saj. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë filloi në janar të vitit 2008 për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, por ky operacion nuk përfshinte kompaninë "Southern Ammunition". Kompania, thonë zyrtarët e saj, nuk ofroi njerëz, teknologji apo pajisje për operacionin e dytë. Nga ana tjetër, amerikanët pranojnë të kenë punuar me një firmë lokale shqiptare. Bëhet fjalë për nënkontraktorin, që parashikohej edhe në kontratën me MEICO. Sipas zëdhënësit të saj, kjo firmë ka punuar me kompaninë lokale shqiptare, por vetëm për municionet me kalibër të vogël dhe jo për ato me kalibër të madh që filluan të çmontohen pas janarit. Në këtë mënyrë, dëshmia e përfaqësuesve të kompanisë amerikane bien në kundërshtim me kontratat e paraqitura dje nga Ministria e Mbrojtjes, të firmosura nga MEICO. Ky dyshim vihet re edhe në mospërputhjen mes dy kontratave dhe me mospërputhjen e firmës dhe elementëve të tjerë të sigurisë në kontratën e dytë dhe të parë.Kompania vetëm për kalibra të vegjël"Southern Ammunition Company", kompania amerikane e kontraktuar nga MEICO, është e specializuar vetëm për çarmatimin e fishekëve të kalibrit të vogël. Kjo është e specifikuar qartë edhe në faqen e internetit të kësaj kompanie, ku thuhet se "Southern Ammunition" ofron shërbime që mund t'u interesojnë vendeve dhe kompanive që kërkojnë të shpërbëjnë municione të kalibrit të vogël". Kjo ka qenë arsyeja që kjo kompani në kontratën e parë të saj është kontraktuar për të çaktivizuar fishekë maksimumi të kalibrit 14.5 milimetër. Në tenderin e dytë bëhej fjalë për armë të kalibrit të madh, deri në 152 milimetër.Përplasjet në dykontratat e MEICOme firmën amerikaneHije skandali në kontratat e lidhura mes MEICO dhe shoqërisë amerikane "Southern Ammunition Company Inc". Gazeta zbardh të plota tekstet e dy marrëveshjeve dhe ndryshimet e çuditshme që kanë ato nga njëra-tjetra. Në të dy rastet, në kontratë është parashikuar që vendi i çmontimit të predhave do të jetë fshati Gërdec, edhe pse një zonë e banuar. Në të dy kontratat, MEICO merr përsipër të japë në përdorim pjesë të repartit ushtarak atje. Marrëveshja mes dy palëve përmban edhe kushtet e transportimit, çarmatimit, depozitimit të barorit dhe lëndëve të tjera plasëse. Por në realitet, nga çka ndodhi në fshat, asnjë nga këto nuk është kryer. Akoma më keq, ndryshimet mes dy kontratave, me të njëjtën kompani hedhin më shuam hije dyshimi. Në kontratën e parë, që mban datën 6 qershor 2007, është parashikuar që firma amerikane të çmontojë fishekë të vegjël, me kalibër deri në 14.5 milimetër. Në kontratën e dytë parashikohet që firma e specializuar sipas profilit të saj vetëm për çarmatime në kalibër të vogël, të bëjë çarmatime të predhave deri në 152 milimetër. Në kontratën e parë ishte si kusht që firma të nënkontraktonte një firmë shqiptare të specializuar, në kontratën e dytë, që përfshin edhe aksidentin, ky kusht është hequr. Në kontratën e parë parashikohej që firma amerikane të punësonte 4 deri në 10 specialistë amerikanë për vendosjen e pajisjeve dhe monitorimin e çarmatimit, në kontratën dytë ky kusht nuk është. Në kontratën e parë parashikohej që firma amerikane të ndërtonte një fabrikë në fshatin Gërdec, të ndarë në 10 reparte të vegjël. Në kontratën e dytë kjo pikë nuk është. Megjithatë në kontratën e dytë parashikohen më shumë kushte mbrojtëse. "Pluhuri dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi dhe çmilitarizimi i municionit duhet të transportohet jashtë fabrikës së çmontimit në magazinën e pluhurit/eksplozivit në total sipas rregullave të sigurisë teknike të këtij procesi. Transporti i pluhurit/eksploziv duhet të kryhet jo më pak se në çdo 24 orë". Nga shpërthimi dhe dëmet e tij kuptohet që ky kusht vështirë të jetë mbajtur. Por dyshimi më i madh qëndron në vërtetësinë e dy kontratave. Dy firmat e presidentit amerikan të "Southern Ammunition Company Inc", Patrick, C, Henry, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Në kontratën e parë firma është më e plotë dhe më e gjatë se sa në kontratën e  dytë, që pati brenda vetes edhe katastrofën. Ndryshim ky që është bërë shkak edhe për hetim nga Prokuroria dhe që konfirmohet disi nga deklarata e djeshme e vetme e kompanisë, e cila nuk pranoi një kontratë të dytë. Nga ana tjetër, kontrata e parë është e firmosur në çdo faqe, ndërsa e dyta jo.Kontrata e parë e “MEICO” me “Southern Ammunition Company”Nr i kontratës 1 data 06.06.2007Vendosur ndërmjetShitësi "Meico" TiranëPërfaqësuese mbi bazat e fuqive speciale të përfaqësuesit ligjor nga, Drejtori i Përgjithshëm Ylli Pinari Blerësi  "Southern Ammunition Company Inc" Përfaqësuese mbi bazat e fuqive speciale të ligjit nga, Presidenti Patrick C. Henry IIISipas kushteve dhe afateve të mëposhtme:1. Objekti i kontratëSShitësi shet dhe blerësi blen: Municion për çmontimin dhe çmilitarizimin nga "Southern Ammunition Company Inc", në territorin shqiptar.3. Termat e pagesëS3.1 Pas nënshkrimit të kësaj kontrate blerësit do t'i mbahen si garanci bankare 161.120 USD për llogarinë e shitësit në një bankë, baras me 10 për qind të vlerës totale të kontratës. 3.2 Në rast se ndonjë standard i kësaj kontrate nuk do të respektohet, atëherë kontrata do të prishet, shitësi do të sekuestrojë garancinë bankare të blerësit. 3.3 Blerësi do të parapaguajë për çdo pjesë të mallrave përpara dorëzimit të municioneve, në fabrikën e Gërdec, Vora, pagesa do të bëhet në llogarinë bankare të shitësit.... nr. i llogarisë....3.4 Pagesa do të bëhet vetëm në USD. 3.5 Garancia e kontratës do të kthehet pas të gjitha pagesave të kontratës dhe pas çmontimit dhe çmilitarizimit të të gjithë municionit nga komanda ushtarake. 4. Cilësia e mallrave Mallrat dhe objektet e kësaj kontrate janë pjesë e një municioni të vjetruar e të depozituar, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, të administruara si municione. Mallrat pranohen nga blerësi në gjendjen që janë.5. Kushtet e dorëzimitMallrat do të dorëzohen në fabrikën industriale të blerësit (Gërdec, Vorë) nga kamionët e shitësit. Një pjesë e territorit do të jetë në posedim të tij nga një Forcë Komande e përbashkët. Ky territor do të përdoret nga "Southern Ammunition Company Inc" deri në fund të kësaj kontrate. Çmontimi dhe çarmatimi i municionit do të realizohet në kushte shumë të larta të sigurisë, sipas specifikimeve teknike të sigurisë së këtij procesi.Blerësi do të ngarkohet me të gjitha shpenzimet legale si uji, konsumi elektrik, taksa e tokës dhe shpenzime të tjera që nuk do të jenë të përfshira në çmimin e kontratës. SAC do të ndërtojë një ndërtesë dhe do të instalojë të paktën 10 linja çmilitarizimi dhe do të sigurojë 4-10 teknikë amerikanë për të instaluar, mbikëqyrur dhe ruajtur pajisjet. Në fund të kësaj pune të gjitha pajisjet e prodhimit do t'i kthehen SAC Inc në SHBA. SAC Inc do të punësojë/gjejë një kompani shqiptare për zbatimin e programit në Shqipëri sipas ligjeve shqiptare për aktivitetin industrial.SAC Inc do të sigurojë të gjithë mbështetjen për të përfunduar këtë program në jo më shumë se tetë muaj në përputhje me sigurimin normal të sasisë si pika nr.1 e kontratës.   SAC Inc do të sigurojë një licencë eksporti të përkohshme (DSP-73) nga Departamenti Amerikan i Shtetit për çdonjërën dhe të gjitha makineritë dhe pajisjet mbështetëse që kërkojnë një licencë, të cilat do të përdoren për këtë operacion. 6 Koha e dorëzimit6.1 Dorëzimi i mallrave, objekteve të kësaj kontrate, do të bëhet nga shitësi, sipas të gjithë dokumentacionit që kërkon legjislacioni shqiptar (faturat, listat e paketave) dhe grafikët e bashkangjitur kësaj kontrate.   6.2 Dorëzimi i mallrave te blerësi do të jetë i përditshëm me qëllim të realizimit të kapacitetit të çmontimit dhe çmilitarizimit të të gjithë municionit. 6.3 Blerësi do të nënshkruajë një kontratë tjetër me autoritete të tjera për sa i përket pagesës së qirasë mujore për përdorimin e tokës; ujin dhe energjinë elektrike.  7. Lejet"MEICO" do të garantojë lejet e nevojshme si më poshtë: 1. Leje për magazinimin e municionit. 2. Leje për çmilitarizimin e municionit. 3. Leje për transportin dhe eksportin e çdo komponenti, pluhur, kasa, predha, mbeturina sipas rregullave për secilin produkt. 8. Procedurat e dorëzimit8.1 Municioni i dorëzuar për blerësin nga "MEICO" do të jetë në përputhje me dokumentacionin e duhur dhe përballë dëshmitarëve të sipas dorëzimeve ditore.8.2 Kostoja e shkarkimit të municioneve nga kamionët, në depo dhe transporti nga depot në çmontim dhe zonën e çmilitarizimit do të mbulohet nga blerësi. 8.3 "MEICO" do të marrë të gjitha masat për të siguruar lejen e punëtorëve për të shkuar në zonën ushtarake.  9. Shenja dallueseMunicioni është në kasa standarde sipas prodhimit.  10. Mosrespektime 1. Nëse "MEICO" dështon në sigurimin e municionit dhe të lejeve për eksportin apo të çdo artikulli tjetër të përmendur në këtë kontratë në një mënyrë kohore siç është rënë dakord, SAC Inc do të ketë të gjitha të drejtat ligjore jo të kufizuara për të vonuar apo mbajtur pagesën për mallrat e siguruara nga "MEICO" si dhe kompensimin për humbjet të shkaktuara nga dështimi i "MEICO" për të siguruar artikujt për të cilët është rënë dakord në këtë kontratë. 2. Nëse SAC Inc nuk vepron sipas gjithçkaje për të cilën është rënë dakord sipas pikave; "MEICO" ka të drejtën e kompensimit për çdo humbje apo dëm të shkaktuar nga SAC Inc. 11 Forcat madhorePalët janë të çliruara nga përgjegjësi e moszbatimit total apo të pjesshëm të kontratës vetëm në rast se forcat madhore si përmbytjet, zjarri, tërmetet apo çdo ngjarje si këto që janë të jashtëzakonshme, të paparashikueshme apo të paevitueshme. Grevat, mbylljet e fabrikës, nuk janë të konsideruara si forca madhore. Pala që është e prekur nga ngjarja e forcave madhore është e detyruar të njoftojë palën tjetër për ekzistencën e forcës madhore dhe të dërgojë brenda 60 ditësh nga njoftimi dokumentacionin për fillimin dhe përfundimin e tij të nënshkruar nga Dhoma e Tregtisë të vendit përkatës. Pas ndërprerjes së forcave madhore, palët do të bien dakord për vazhdimin e mëtejshëm të detyrimeve të kontratës apo jo. Nëse pasojat e forcave madhore zgjasin më shumë se 180 ditë, çdo palë ka të drejtë të anulojë kontratën, duke dërguar njoftimet respektive të shkruara. 12. Arbitrazh12.1 Palët do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptimin e tyre të gjitha konfliktet, ndërsa zbatojnë këtë kontratë, në të kundërt, konflikti do të zgjidhet me arbitraritetin ndërkombëtar pranë Dhomës së Tregtisë në Tiranë, vendimi i të cilit do të jetë final dhe i detyrueshëm për të dyja palët. 12.2 Zbatimi i ligjit do të jetë sipas vendit ku kryhet arbitrariteti.  13. Kushte të tjera13.1 Kjo kontratë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj. Çdo ndryshim i amendamentit mund të bëhet vetëm me aprovimin e shkruar të të dyja palëve. 13.2 Shtojcat e ngjitura në këtë kontratë janë pjesë integrale e saj. 13.3 Të gjitha përcaktimet e kësaj kontrate do të komentohen sipas INCOTERM të vitit 2000.Kjo kontratë është nënshkruar në Loris, Karolina e Jugut/Tiranë, sot më 06.06.2007. Në anglisht 4 kopje prej të cilave dy për shitësin dhe dy për blerësin. Për shitësin Drejtori i përgjithshëm Ylli Pinari Për blerësin  Presidenti      Patrick C. Henry IIIKontrata e dytë e “MEICO” me “Southern Ammunition Company”Nr i kontratës 2 data 28.12.2007Vendosur ndërmjetShitësi "Meico" TiranëPërfaqësuese mbi bazat e fuqive speciale të përfaqësuesit ligjor nga, Drejtori i Përgjithshëm Ylli Pinari Blerësi  "Southern Ammunition Company Inc" Përfaqësuese mbi bazat e fuqive speciale të ligjit nga, Presidenti Patrick C. Henry IIISipas kushteve dhe afateve të mëposhtme1 Objekti i kontratëSShitësi shet dhe blerësi blen: Municion për çmontimin dhe çmilitarizimin nga "Southern Ammunition Company Inc", në territorin shqiptar.Municion të kalibrit 22 mm deri në 152 mm me kasë tunxhi. 3 Termat e pagesëS3.1 Pas nënshkrimit të kësaj kontrate blerësit do t'i mbahen si garanci bankare 58232,6 USD për llogarinë e shitësit në një bankë, baras me 10 për qind të vlerës totale të kontratës. Pas kësaj procedure do të nisë menjëherë zbatimi i kontratës. 3.2 Në rast se ndonjë standard i kësaj kontrate nuk do të respektohet, atëherë kontrata do të prishet, shitësi do të sekuestrojë garancinë bankare të blerësit. 3.3 Blerësi do të parapaguajë për çdo pjesë të mallrave përpara dorëzimit dhe çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve në llogarinë bankare të shitësit, "Banka Amerikane e Shqipërisë", rruga "Ismail Qemali" No.27, suift USALALTR, nr. i llogarisë NO.200 338 353 01.3.4 Pagesa do të bëhet vetëm në USD. 3.5 Garancia e kontratës do të çlirohet pas të gjitha pagesave të kontratës dhe pas çmontimit dhe çmilitarizimit të të gjithë municionit nga komanda ushtarake. 4. Cilësia e mallraveMallrat dhe objektet e kësaj kontrate janë pjesë e një municioni të vjetruar e të depozituar, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, të administruara si municione. Mallrat pranohen nga blerësi në gjendjen që janë. 5 Kushtet e dorëzimitMallrat do të dorëzohen në ngarkim të shitësit me kamionët e tij deri në bazën ushtarake Gërdec, Vorë dhe një pjesë e territorit do të jetë në posedim të tij nga shitësi. Ky territor do të përdoret nga "Southern Ammunition Company Inc" deri në fund të kësaj kontrate. Çmontimi dhe çmilitarizimi i municionit do të realizohet në kushte shumë strikte të mbikëqyrjes dhe sigurisë, sipas rregullave teknike të sigurisë së këtij procesi. Blerësi do të ngarkohet me të gjitha shpenzimet legale si uji, konsumi elektrik, taksa e tokës dhe shpenzime të tjera që nuk do të jenë të përfshira në çmimin e kontratës. 6 Koha e dorëzimit6.1 Dorëzimi i mallrave, objekteve të kësaj kontrate, do të bëhet nga blerësi, sipas të gjithë dokumentacionit që kërkon legjislacioni shqiptar.   6.2 Dorëzimi i mallrave te blerësi do të jetë i përditshëm me qëllim të realizimit të kapacitetit të çmontimit dhe çmilitarizimit të të gjithë municionit, por është planifikuar për: 7. Pranimi i mallrave7.1 Municioni i dorëzuar për blerësin nga "MEICO" do të jetë në përputhje me dokumentacionin e duhur dhe përballë dëshmitarëve të sipas dorëzimeve ditore.7.2 Kostoja e shkarkimit të municioneve nga kamionët, në depo dhe transporti nga depot në çmontim dhe zonën e çmilitarizimit do të mbulohet nga blerësi.7.3 "MEICO" do të marrë të gjitha masat për të siguruar lejen e punëtorëve për të shkuar në zonën ushtarake.7.4 Në rast se gjatë çmontimit dhe çmilitarizimit municionet do të jenë prej çeliku dhe jo tunxhi, malli do t'i kthehet pas shitësit. 8 Shenja dalluese8.1 Municionet janë në kasa standarde sipas fabrikës së prodhimit.8.2 Pluhuri dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi dhe çmilitarizimi i municionit duhet të transportohet jashtë fabrikës të çmontimit në magazinën e pluhurit/eksplozivit në total sipas rregullave të sigurisë teknike të këtij procesi. Transporti i pluhurit/eksploziv duhet të kryhet jo më pak se në çdo 24 orë. 8.3 Në çdo rast pluhuri/eksplozivët do të paketohen dhe ruhen në depo sipas rregullave të sigurisë teknike. 8.4 Në rast se pluhuri/eksplozivët do të shkatërrohet, procesi do të bëhet sipas rregullave teknike të sigurisë. 9. Forcat madhorePalët janë të çliruara nga përgjegjësi e moszbatimit total apo të pjesshëm të kontratës vetëm në rast se forcat madhore si përmbytjet, zjarri, tërmetet apo çdo ngjarje si këto që janë të jashtëzakonshme, të paparashikueshme apo të paevitueshme. Grevat, mbylljet e fabrikës, nuk janë të konsideruara si forca madhore. Pala që është e prekur nga ngjarja e forcave madhore është e detyruar të njoftojë palën tjetër për ekzistencën e forcës madhore dhe të dërgojë brenda 60 ditësh nga njoftimi dokumentacionin për fillimin dhe përfundimin e tij të nënshkruar nga Dhoma e Tregtisë të vendit përkatës. Pas ndërprerjes së forcave madhore, palët do të bien dakord për vazhdimin e mëtejshëm të detyrimeve të kontratës apo jo. Nëse pasojat e forcave madhore zgjasin më shumë se 180 ditë, çdo palë ka të drejtë të anulojë kontratën, duke dërguar njoftimet respektive të shkruara. 10. Arbitrazh10.1 Palët do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptimin e tyre të gjitha konfliktet ndërsa zbatojnë këtë kontratë, në të kundërt, konflikti do të zgjidhet me arbitraritetin ndërkombëtar pranë Dhomës së Tregtisë në Tiranë, vendimi i të cilit do të jetë final dhe i detyrueshëm për të dyja palët. 10.2 Zbatimi i ligjit do të jetë sipas vendit ku kryhet Arbitrariteti.  11. Kushte të tjera11.1 Kjo kontratë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj. Çdo ndryshim i amendamentit mund të bëhet vetëm me aprovimin e shkruar të të dyja palëve. 11.2 Shtojcat e ngjitura në këtë kontratë janë pjesë integrale e saj. 11.3 Të gjitha përcaktimet e kësaj kontrate do të komentohen sipas INCOTERM të vitit 2000. Kjo kontratë është nënshkruar më sot më 28. 12 2007 Në anglisht 4 kopje prej të cilave dy për shitësin dhe dy për blerësin. Për shitësin Drejtori i përgjithshëm Ylli Pinari Për blerësin  Presidenti      Patrick C. Henry IIIMediu jep dorëheqjen: E vendosa që të shtunënTri ditë pas tragjedisë në Gërdec ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu jep dorëheqjen e parevokueshme. ADI SHKEMBINë përfundim të mbledhjes së Komisionit të Emergjencës Civile, kreu i dikasterit të mbrojtjes ka zyrtarizuar vendimin e tij, duke ia komunikuar atë Kryeministrit Berisha. Pas takimit me kreun e qeverisë, ministri Mediu ka zhvilluar një takim edhe me deputetët e grupit parlamentar të PR-së dhe më pas një takim kokë më kokë me Presidentin Bamir Topi. DorëheqjaNë komunikimin me median Mediu tha se megjithëse jepte dorëheqjen ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për gjithçka kishte ndodhur në Gërdec të Vorës. “Në kushtet e krijuara, si një politikan i përgjegjshëm dhe si një prind që e njeh mirë edhe personalisht dhimbjen për këtë që ka ndodhur, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale, deklaroj se pak minuta më parë i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, dorëheqjen time si Ministër i Mbrojtjes. Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore dhe institucionale si ministër”, theksoi dje para mediave ministri Mediu. Ndërkohë në mbrëmje, duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ministri Mediu tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen që të shtunën kur edhe ndodhi tragjedia. “Ishte një vendim i im personal që ditën e parë të ngjarjes. Që ditën e parë kur unë kam qenë bashkë me kolegë të tjerë në zonën e ngjarjes, kur kemi mundur të afrohemi për të parë nga afër situatën, kur filluan të dalin viktimat e para të kësaj tragjedie. Mendova të jap dorëheqjen që në momentin e parë sepse nuk mendoj që fatkeqësia që ndodhi duhet matur me numra”, theksoi më tej Mediu. KontrataKreu i Ministrisë së Mbrojtjes bëri të ditur se për çmontimin e këtij municioni strukturat ishin në dyshim mes zgjedhjes së Bërzhitës dhe Gërdecit ku do të bëhej pikërisht çmontimi. Sipas Mediut u zgjodh Gërdeci pasi ishte vend më i izoluar, mes tre kodrave, ndërsa Bërzhita u përjashtua pasi ishte zonë afër rrugës. Lidhur me zbatimin e kontratës, sipas kreut të Ministrisë së Mbrojtjes, ajo varet nga ndërmarrja “Meico”, e cila ka autoritetin për të proceduar pas nxjerrjes së urdhrave. Madje Mediu bën të ditur se në ministri ka dokumentacion vetëm të marrëdhënies mes këtij dikasteri dhe firmës amerikane. “Kontrata është nënshkruar nga ndërmarrja “Meico”. Ministri i Mbrojtjes nxjerr urdhrat, ndërmarrja “Meico” ka autoritetin për të proceduar sipas rregullave të vendimit dhe pastaj ndërton kontratën. Përpara se të nënshkruhet kontrata ka një sërë strukturash që merren. Kjo është mënyra e veprimit. Në Ministrinë e Mbrojtjes ka vetëm dokumentacion të marrëdhënies së Ministrisë së Mbrojtjes me firmën amerikane. Nuk ka marrëdhënie Ministria e Mbrojtjes me firmë tjetër shqiptare”, vijoi më tej Mediu.deklarata e doreheqjeSMe dhimbje të thellë, jo vetëm si Ministër i Mbrojtjes, por edhe si njeri e si prind, kam ndjekur çdo sekondë tragjedinë e Gërdecit.I dërrmuar nga dhimbja për atë që ka ndodhur, i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme dhe me një solidaritet të plotë me ata që kanë humbur të afërmit dhe ata që ende ndodhen në kushte të rënda në spital, gjej këtë rast t’ju shpreh të gjithëve atyre që janë prekur nga kjo tragjedi, solidaritetin tim.Në kushtet e krijuara, si një politikan i përgjegjshëm dhe si një prind që e njeh mirë edhe personalisht dhimbjen për këtë që ka ndodhur, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale, deklaroj se pak minuta më parë i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, dorëheqjen time si Ministër i Mbrojtjes.Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore dhe institucionale si Ministër.Me këtë ndjenjë përgjegjësie dhe në respekt të detyrimeve të mia institucionale dhe morale, deklaroj se do të mbështes fort hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e aksidentit tragjik.Dua të falënderoj, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që prej 72 orësh gjenden në vendngjarje, duke punuar intensivisht për shmangien e pasojave të mëtejshme të aksidentit tragjik; Unë i kërkoj ndjesë çdo ushtari apo oficeri që nuk kam mundur të kontaktoj personalisht për t’i njohur, mbështetur dhe zgjidhur problemet e tyre.Falënderoj shqiptarët e Kosovës dhe qeverinë e tyre që ishin pranë nesh në këto momente të vështira;Falënderoj shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë e tyre, si dhe qeverinë e Maqedonisë për mbështetjen dhe solidaritetin mbresëlënës;Falënderoj partnerët tanë euro-atlantikë, që na janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë dhe për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.Në mënyrë të veçantë, falënderoj Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili në çdo moment ka qenë në krye të operacionit dhe me të cilin kemi ndarë këto 72 orë, ndër më të vështirat e jetës sime dhe që në mënyrë të vazhdueshme dhe pa hezitim ka mbështetur të gjitha përpjekjet e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes drejt realizimit të qëllimit të tyre për të qenë pjesë e NATO-s.Shpreh vlerësimin tim pozitiv për qëndrimin dhe reagimin realist të opozitës në lidhje me këtë ngjarje dhe inkurajoj çdo përpjekje të saj për të stabilizuar dhe qetësuar situatën. E falënderoj atë për mbështetjen pa hezitim që më kanë dhënë mua si Ministër i Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura dhe i kërkoj asaj që të vazhdojnë me këtë mbështetje.Falënderoj median, e cila ka qenë pranë përpjekjeve të Forcave të Armatosura në përballimin e kësaj situate.Falënderoj miqtë dhe mbështetësit që qëndruan pranë meje në këto ditë të vështira dhe ju jam mirënjohës për të.Falënderoj familjen time, e cila më ka mbështetur vazhdimisht dhe më ka inkurajuar në angazhimin tim si Ministër në shërbim të interesave të të gjithë shqiptarëve dhe e kanë mirëkuptuar këtë angazhim edhe pse iu është dashur të sakrifikojnë për këtë gjë.Sabotazh? Ndoshta gabim njerëzorMinistri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk hodhi poshtë dje dyshimet e ngritura një ditë më parë nga gjenerali i KFOR-it, Fabio Mini se shpërthimi në Gërdec të Vorës mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë hakmarrje për tendera të pa fituar. Gjithsesi i pyetur në emisionin “Opinion” për këtë çështje, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se ka më shumë gjasa që të ketë qenë një gabim njerëzor. “Unë dëgjova prokuroren e Përgjithshme dhe pistat e saj të hetimit. Besoj se i ka përfshirë të gjitha pistat e mundshme të hetimit për ngjarjen. Unë thashë gabim njerëzor sepse të paktën diskutimet me specialistë që merren me këtë çështje dhe njëkohësisht me ekipe të specializuara që merren me demontimet në Shqipëri ka qenë një analizë e një gabimi njerëzor të mundshëm”, theksoi ministri i dorëhequr Mediu. “Topit i paraqita situatën”Pak orë para daljes para mediave për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me presidentin Topi. Sipas tij “Presidenti Topi është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe si i tillë natyrisht që i kam bërë prezente situatën dhe veprimet. Topi ka pasur në konsideratë faktin që unë në pjesën më të madhe nga mëngjesi deri në darkë kam qenë duke u marrë dhe angazhuar me pjesën operacionale në terren. Kjo është detyra ime deri në minutën e fundit në postin e ministrit të Mbrojtjes. Pa dyshim që kjo nuk do të thotë se ne nuk do të mbajmë kontaktet në format e tjera. Por si ministër i Mbrojtjes unë kam detyrim për të raportuar drejtpërdrejt”. Berisha: Nuk jap dorëheqjenOpozita në çdo kohë, mund të paraqesë të gjitha kërkesat për Kryeministrin edhe për mocion. Kjo ka qenë përgjigjja e Kryeministrit Berisha ndaj kërkesës së opozitës që ai të japë dorëheqjen pas tragjedisë në Gërdec. Në një konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditur se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kreu i qeverisë është shprehur se vendndodhja e fabrikës nuk mund të ishte në zonë me ndërtime. Zoti Kryeministër, në fakt, dita e sotme ka qenë me zhvillime. Përveç dorëheqjes së zotit Mediu, ka edhe një kërkesë të opozitës edhe për dorëheqjen tuaj. A ka pasur ndonjë moment kur ju e keni menduar dorëheqjen?Shqipëria është vend i shtetit ligjor dhe në një shtet ligjor për këdo janë të përcaktuara tagrat dhe përgjegjësitë. Kam menduar në çdo moment, në çdo minutë sesi të kufizojmë maksimalisht pasojat e kësaj fatkeqësie të rëndë. Mendoj se vendi ka njohur operacionin më të organizuar të shpëtim-kërkimit dhe unë jam tërësisht i vendosur që, po me këtë shkallë organizimi, t’u përgjigjemi të gjitha pasojave të tragjedisë. Qeveria ka dëshmuar një shkallë të lartë reagimi efikas. Fatmirësisht, Shqipëria është një vend i lirë. Opozita në çdo kohë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, mund të paraqesë të gjitha kërkesat për kryeministrin, qeverinë, sikundër të adaptojë të gjitha të drejtat ligjore që ka si mocione etj. Kjo është një fatkeqësi, së cilës ne po përpiqemi t’i japim përgjigjen më të fuqishme, në interesin më të mirë të banorëve të prekur. Nëse duan ta përdorin për qëllime politike, Shqipëria është një vend i lirë dhe të gjitha variantet janë pjesë e diversitetit të një vendi të lirë.Zoti Berisha, Zëri i Amerikës kishte kontaktuar me përfaqësuesit e kompanisë “Southern Ammunition” dhe ata kanë mohuar faktin se kanë qenë pjesë e operacionit të çmontimit të municionit me kalibër të madh, që ka filluar sipas tyre në janar. A keni një përgjigje për këtë, megjithëse Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një kontratë, por që firma amerikane thotë se ishte nënkontraktuar një firmë shqiptare?Kjo pyetje më është bërë edhe para dy ditësh dhe për të kam vetëm këtë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, se ajo disponon një kërkesë me shkrim, të paraqitur prej kompanisë, për një kontratë të re për çmontim municionesh. Së dyti, përveç kësaj kërkese, Ministria e Mbrojtjes, drejtoria përkatëse e marrëdhënieve tregtare, disponon dokumentin apo kontratën e firmosur me kompaninë në fjalë. Të themi që këto dokumente janë të gjitha të falsifikuara, nuk më duket e saktë. Megjithatë ka një hetim nga Prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka ofruar dhe do t’i ofrojë çdo dokument që nevojitet jo vetëm Prokurorisë, por edhe mediave. Nëse është e vërtetë një bisedë telefonike apo një kërkesë a kontratë e firmosur prej firmës, këtë ta verifikojnë organet kompetente që kanë ndërmarrë hetimin. Një nga çështjet që do të hetohen është edhe kjo që ju pyesni, cila është e vërtetë, telefonata apo kontrata dhe kërkesa paraprake për të pasur një marrëdhënie kontraktuale për këtë qëllim dhe një seri dokumentesh e vendimesh të tjera, të ndërmarra mbi bazën e kësaj kërkese nga autoritetet e këtij dikasteri. Mendoni se i duhej dhënë kësaj firme amerikane, e cila në faqen e saj në internet thotë se mund të bëjë çmontime të kalibrave më të vogla?Kryeministri nuk është anëtar i autoriteteve kontraktuese. Kryeministri nuk ka asnjë tagër të tillë, por janë autoritetet kontraktuese, ato që vlerësojnë kushtet dhe konditat. Procesi është në hetim dhe kërkon një gjykim profesional. Kjo do gjykohet nga ekspertë, të cilët do të thonë fjalën e tyre dhe vlerësohet prej tyre me ekspertizën përkatëse. Nuk është Kryeministri ai që vlerëson përshtatshmërinë kontraktuale të këtij apo atij individi.Zoti Kryeministër, gjatë ditës së sotme ka pasur një protestë nga banorët në Vorë. Ç’mendon të bëjë qeveria për ta?E theksoj edhe një herë se në një vend të lirë janë të pranuara të gjitha format e qëndrimeve brenda ligjore. Unë i ndoqa disa nga shqetësimet e tyre. Ata, të cilët nuk duan ta politizojnë fatkeqësinë e tyre, unë dua t’i siguroj se mbi bazën e ligjit të emergjencës qeveria do të qëndrojë një për një në ndihmë dhe në zhdëmtim të tyre dhe këtë do ta bëjë pavarësisht nëse do të ketë protesta apo jo, sepse ne nuk ndjekim linja politike. Ata kanë shprehur edhe një shqetësim të dytë për disa magazina apo depo gazi. Edhe kjo kërkesë do të merret në shqyrtim nga Inspektorati. Gjithashtu kanë kërkuar që të shpejtohet procesi dhe unë mund t’ju informoj se sot kanë punuar rreth 10 grupe vlerësimi dhe kanë arritur në vlerësimin e mbi 400 banesave. Nesër janë të përgatitura për të filluar punën rreth 40 grupe vlerësimi njëkohësisht. Ju siguroj se 40 grupet e vlerësimit do punojmë me shpejtësi më të madhe për të bërë vlerësimin, sikundër do të kërkohen dhe ekspertë ndërkombëtare për një vlerësim edhe më të plotë. Vlerësimi ynë është i domosdoshëm për qeverinë, por edhe ekspertët ndërkombëtarë janë të dobishëm në këtë rast, të cilët na janë ofruar dhe ne do t’i marrim. Zoti Kryeministër, ç’nevojë kishte qeveria shqiptare të lidhte kontratë me një kompani të huaj kur në kontratë ishte e parathënë se kjo kompani do të jepte vetëm suport për një kompani shqiptare, të cilën duhet ta zgjidhë kjo kompani?Qeveria shqiptare ka një vendim, të cilin ju mund ta merrni, i detyruar nga ligji “Për Forcat e Armatosura”. Ligji “Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i njeh qeverisë si tagër për ushtrinë, buxhetin, trajtimin e problemit të municioneve jashtë përdorimit dhe të pajisjeve në tërësi jashtë përdorimit, meqenëse janë vlera materiale. Ligji ka kërkuar që kjo të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kur erdhëm në pushtet, nuk gjetëm asnjë vendim që nga viti 2003 në zbatim të këtij ligji, ndërkohë që është vepruar intensivisht me municionin gjatë gjithë këtyre viteve. Në vitin 2003, është miratuar në Këshillin e Ministrave një Kod Etik i Bashkimit Evropian për municionet, i cili ishte larg së qenit kuadri ligjor për Shqipërinë. Pra, qeveria që unë kryesoj ka miratuar vendimin e trajtimit të problemit në tërësi dhe ka përcaktuar tërësisht të gjithë problematikën. Qeveria shqiptare nuk ka kontaktuar me këtë kompani. Qeveria shqiptare ka autorizuar dikasterin që të përdorë outsource-in si metodë demontimi të municioneve, sepse me këtë metodë janë kompletuar disa projekte. Në muajin shtator, ka përfunduar i gjithë çmontimi i minave dhe silurëve në bregdet, me një financim të Departamentit të Shtetit. Një tjetër projekt është me NATO-n, në Mjekës dhe një tjetër me Ministrinë e Mbrojtjes, në Poliçan. Pra, demontimi është një nga praktikat më të zakonshme për likuidimin e municioneve të dëmtuara. Kjo firmë është kontraktuar nga autoriteti kontraktor për municionet i Ministrisë së Mbrojtjes. Nëse i ka respektuar apo jo rregullat, kjo do të jetë objekt i hetimit të nisur. Nuk ka pasur asnjë ankesë nga askush lidhur me kontratën apo procesin, ndaj kjo është ajo që mund të them për marrëdhëniet kontraktore. A ka gabuar Ministria e Mbrojtjes që ka përzgjedhur pikërisht zonën ku ndodhi tragjedia për të ndërtuar këtë fabrikë? Unë e kam thënë që në fillim se do të hetohen të gjitha aspektet. Nuk besoj se do mund të ketë njeri që do të shtrojë pyetjen apo të mund të japë përgjigje tjetër përveç se jo, për sa i përket vendndodhjes së fabrikës. Kjo është gjëja më e faktuar, sepse vetë zhvillimi e tregoi. Dua të theksoj se ka rregulla dhe kushte që respektohen në përzgjedhjen e vendeve. Këto janë çështje që do të hetohen, por, pavarësisht rregullave dhe kushteve, është e qartë se Gërdeci nuk mund të ishte zonë për këto ndërtime. Këtë e faktoi në mënyrën më tragjike ngjarja që ndodhi. Zoti Berisha, a e quani të drejtë nën kontraktimin e firmës shqiptare që ka pasur precedent penal dhe a keni qenë ju në dijeni të kësaj?Në mënyrë absolute nuk kam pasur dijeni për kontraktimin dhe Kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nënkontraktues. Edhe një herë, nëse i referohemi ligjit të ri të Prokurimit Publik, ky ligj i ka hequr Këshillit të Ministrave çdo të drejtë të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në këtë kontekst, jo në këtë rast, por në asnjë rast, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave nuk ka dijeni për nënkontraktorët. Ka vetëm një rrethanë në të cilën Kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është në rastet kur Kryeministrit i drejtohen ankesa. Kryeministri ka një departament Antikorrupsioni dhe të Shqyrtimit të Ankesave, të cilin e aktivizon sipas të gjitha rregullave. Por ky departament aktivizohet në bazë të të gjitha rregullave dhe jo mbi bazën e pushtetit të Kryeministrit. “Firma e çmontimit, e paregjistruar”Pranë nesh nuk është regjistruar ndonjë subjekt, me veprimtari çmontim municionesh", thuhet në deklaratën zyrtare të ISHP-së. Por edhe në rast se firma shqiptare do të kishte regjistruar aktivitetin e saj apo numrin e punëtorëve të siguruar, sërish kontrolli për kushtet e punës në fabrikën e çmontimit të municioneve në Gërdec do të kishte qenë i pamundur. Kjo, pasi sipas ligjit, inspektorëve u ndalohej të hynin në zona ushtarake. "Firma e kishte ngritur aktivitetin e saj brenda një reparti ushtarak, inspektorët nuk mund të ushtronin kontrolle", sqarojnë drejtuesit e ISHP-së. Duke ju referuar ligjit "Për funksionimin e inspektoratit", përjashtohen nga fusha e veprimit të tij institucionet apo veprimtaritë, ku hyrja e inspektorit të punës vë në rrezik interesin e sigurisë kombëtare. Gjithashtu, të gjitha vendet e punës, ku inspektimi për marrëdhëniet e punës, sigurinë e shëndetin në punë, janë të rregulluara me ligje të veçanta. Me këto dy pika të ligjit puna e zezë e denoncuar në fabrikën e çmontimit të municioneve, pas tragjedisë së Gërdecit ka qenë tërësisht e pamonitoruar.                                                    z.llMeta: Berisha të japë dorëheqjenBerisha është përgje-gjësi kryesor për katastrofën e Gërdecit.Aristir Lumezi Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kërkoi dje dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Berisha si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Gërdecit, si personi që firmosi ngritjen e një fabrike vdekjeprurëse. “Z.Berisha dhe qeveria e drejtuar prej tij kanë një përgjegjësi evidente dhe të pashmangshme për katastrofën e jashtëzakonshme që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Gërdec të Vorës, sepse ata lejuan që një aktivitet i tillë me rrezikshmëri tejet të lartë për popullsinë të realizohej pikërisht në një zonë të banuar”, tha Meta. Kreu i LSI-së ishte i pari që adresoi dy ditë më parë kritika të forta ndaj qeverisë për tragjedinë në afërsi të Vorës. “Dorëheqja e Kryeministrit aktual z.Berisha është gjithashtu e domosdoshme, me qëllim që Prokuroria të ushtrojë detyrat e saj kushtetuese e të hetojë në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar nga presionet e politikës”, tha Meta. LSI nuk do të mjaftohet vetëm me verdiktin që do të nxjerrë Prokuroria e Përgjithshme për shkaqet dhe fajtorët e kësaj tragjedie. Kreu i LSI-së kërkoi gjithashtu dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të bërë transparencën e kësaj tragjedie. “LSI njëkohësisht do të kërkojë ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor parlamentar për të çuar në vend transparencën e munguar mbi këtë çështje dhe për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e saj”, tha Meta. Sipas kreut të LSI-së, Berisha duhet të japë dorëheqjen “edhe për mënyrën se si ai po e menaxhon këtë situatë”. “Kjo katastrofë e madhe njerëzore, natyrore, pasurore dhe ekologjike nuk mund të menaxhohet duke parë çdo minutë në TV Sali Berishën, nuk përballohet me dy numra llogarie për kontributet e qytetarëve, por me angazhimin e gjithë resurseve të vendit, duke kërkuar ndihmë të menjëhershme edhe tek OKB dhe te Bashkimi Evropian”, tha Meta.Dorëheqja Pak orë pas kërkesës së opozitës, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë për këtë ngjarje. Por menjëherë ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e konsideroi të pamjaftueshme dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, kjo dorëheqje është e papranueshme, sepse ka si qëllim qëndrimin e Berishës në pushtet. “Skenari që të ikë Mediu dhe të rrijë Saliu është i lexueshëm, por i papranueshëm”, tha Vasili. Sipas tij, “LSI distancohet nga çdo përpjekje dhe bashkëpunim ndërmjet forcave të vjetra politike, me qëllim devijimin e përgjegjësisë dhe për të realizuar mbylljen e kësaj katastrofe me forma meskine dhe të maskuara, që shërbejnë vetëm për ruajtjen dhe riciklimin e ngjarjeve të tjera të rënda si dhe ruajtjes së status-quo-së politike”. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së është shprehur se dorëheqja e Kryeministrit Berisha do të ndihmojë realizimin e një hetimi të pandikuar të Prokurorisë. “Dorëheqja e Kryeministrit është pashmangshme për realizimin e një procesi hetimi transparent dhe të painfluencuar dhe në këtë mënyrë hidhet vetëm hapi i parë për të sqaruar deri në fund gjithçka që lidhet me këtë tragjedi, e cila ka prodhuar viktima në jetë njerëzore, ka shkaktuar një dëshpërim të thellë, një zemërim plotësisht të ligjshëm të banorëve si dhe ka shkaktuar rrënimin e tyre ekonomik, duke shkatërruar gjithçka të ngritur nga ta me shumë mund, djersë, kursime dhe sakrifica”, tha Vasili.Kryeministri raport sot në Kuvend dhe debat politikKryeministri Sali Berisha do të raportojë sot pasdite në seancën e Kuvendit për të raportuar mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur në fshatin Gërdec. Seanca e djeshme parlamentare u shty për këtë fakt, pasi Kryeministri Sali Berisha nuk ishte gati të paraqiste raportin e tij në Kuvend. Ka qenë kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leksaj, e cila në mbledhjen e konferencës së kryetarëve kërkoi raportim të menjëhershëm të kreut të qeverisë. Kjo është pranuar nga Topalli dhe përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare në konferencë. Pas raportimit që do të realizohet nga Berisha, pritet të nisë edhe debati parlamentar i grupeve të pozitës dhe opozitës. Seanca nis në orën 17:00 pasdite.Rama kërkon “tone të ulëta” në debatin me BerishënNjë pjesë e deputetëve socialistë janë shprehur të pakënaqur nga mënyra e debatit që do të zhvillohet sot në Kuvend me Kryeministrin Berisha. Grupi socialist kishte vendosur në një mbledhje të shkurtër para mbledhjes së kryetarëve të grupeve, thirrjen e Kryeministrit Berisha në një seancë me debat ku të jepte llogari para deputetëve të Kuvendit për tragjedinë e Gërdecit. Por nga mbledhja e kryetarëve, deputetët socialistë kanë dalë të pakënaqur për shkak të kohës së dhënë për ta në dispozicion, vetëm 40 minuta, ndërkohë që kishin dëshirë të shpreheshin të gjithë në këtë debat. Madje, ata janë rebeluar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të caktojë personat që do të diskutojnë brenda kësaj kohe. Pjesa më e madhe e tyre janë deputetë me tone të ulëta, të cilët do të shmangin debatin e nxehtë politik në Parlament ndaj një ngjarje kaq të rëndë për shqiptarët.      SHBA: S’kemi asnjë projekt demontimiQeveria amerikane nuk ka financuar asnjë projekt për demontimin e armëve në zonën e Gërdecit.BLEDAR HOTIKy është qëndrimi i mbajtur nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila ka reaguar në lidhje me disa zëra që kanë qarkulluar se qeveria amerikane ka dhënë fonde për demontimin e armëve. Firma amerikane private ka kontraktuar vetë me qeverinë shqiptare, pa ndërhyrjen e ambasadës në Tiranë. “Kemi vënë re se disa agjenci lajmesh gabimisht kanë raportuar se në depon ku ndodhën një numër shpërthimesh më 15 mars ishte në proces një projekt për çmontim të armëve financuar nga Qeveria e SHBA. Do të donim të qartësonim se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për çmontimin e municioneve në këtë bazë magazinimi. Megjithëse qeveria e SHBA ka bashkëpunuar më parë në mënyrë të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë projektesh shkatërrimi armësh, aktualisht nuk ka projekte të tilla të përbashkëta në Shqipëri. Me sa kuptojmë nga një deklaratë qeveritare e datës 15 mars, qeveria e Shqipërisë kishte kontraktuar me një kompani private amerikane,  Southern Ammunition Company, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, për të ndihmuar për çmontimin e municioneve në këtë depo. Kontrata nuk financohet nga qeveria e SHBA”, thuhet në deklaratën e dhënë dje për median e shkruar dhe vizive. Ndihma e SHBA, pas tragjedisëSipas njoftimit zyrtar mësohet se ambasada ka ofruar ushtarakë të saj për të ndihmuar në menaxhimin e krizës së ndodhur, siç ishte shpërthimi në Gërdec. “Një skuadër me dhjetë anëtarë, në pension, të Forcave Speciale të Ushtrisë së SHBA-së me përvojë të gjerë në shkatërrimin e municioneve shpërthyese dhe në mbështetje për emergjenca mjekësore dhe operacionale, ofruan ndihmë për Ministrinë e Mbrojtjes në vendin e shpërthimit, duke mbështetur ngritjen e Qendrës Operacionale, qendrës së medias dhe spitalit fushor, si dhe duke ndihmuar në bashkërendimin e operacioneve në vend. Komanda Evropiane ka ngarkuar pjesën e saj të flotës që të dërgojë një skuadër vlerësimi me ekspertë mjaft të trajnuar në shkatërrimin e armëve që të përcaktojnë çfarë ndihme të mëtejshme mund të ofrohet”, thuhet në deklaratën për median. Ndërsa theksohet se në këto momente po zhvillohen konsulta me qeverinë e Shqipërisë se çfarë ndihme shtesë mund të nevojitet dhe do të përpiqemi të ofrojmë ndihmë shtesë sipas kërkesave. Ndihma e parë e SHBA-së ka qenë “ku brenda tri orëve nga shpërthimi, ambasada siguroi për qendrën e trajtimit të traumave në Spitalin Ushtarak medikamente me vlerë 1.000 dollarë, të blera me fondet e USAID-it”. Gjithashtu mësohet se ekspertë amerikanë për menaxhimin e krizave pranë Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë së ShBA dhe Flotës së SHBA janë duke u konsultuar nga afër Qendrën e Menaxhimit të Krizës në Ministrinë e Brendshme.Mrekullia, jetoi 2 ditë nën rrënoja, gjendet 9-vjeçariKishte jetuar për dy ditë me radhë në rrënojat e shtëpisë së tij derisa forcat speciale të ushtrisë të Brigadës së Reagim-Shpëtimit të Farkës e gjetën paraditen e djeshme për ta bashkuar me prindërit që ishin vendosur në Konvaleshencën e ushtrisë në Durrës.Fatos Mahmutaj  Lajmin e pohon edhe kreu i emergjencave civile, Alfred Olli, sipas të cilit fëmija kishte qëndruar në rrënojat e banesës për dy ditë me radhë. Pasi ishte gjetur fëmija ishte dërguar me urgjencë në spital, ku ishte vërejtur se nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik. Më pas mjekët psikologë kanë këqyrur shëndetin mendor të tij dhe kanë vënë re që fatmirësisht ai nuk kishte pësuar trauma apo dëmtime të tjera. Gjatë kësaj kohe fëmijës i ishte dhënë ushqim, pasi për dy ditë kishte mbetur pa u ushqyer, për shkak se banesa e tij thuajse ishte rrafshuar dhe nuk kishte gjetur asnjë ushqim. Policia kishte kontaktuar pas kësaj me prindërit e tij që ndodheshin në Konvaleshencë, ku më pas kishin dërguar edhe 9-vjeçarin. KërkimiGjetja e fëmijës është bërë në kuadër të operacionit të kërkim-shpëtimit që po kryhet nga forcat e ushtrisë në fshatin Gërdec. Në operacion janë përfshirë dy reparte të xhenios, brigadat e shpëtimit, forcat speciale të mbështetura edhe nga forcat e policisë. Janë qindra forca të angazhuara në operacionin e kërkim shpëtimit, nga të cilat aktualisht në vatrën e shpërthimit ndodhen vetëm efektivët e repartit të Farkës, ose siç njihen ndryshe “Beretat Vishnjë”. Këta kanë marrë përsipër lëvizjen e të gjithë sasisë së dheut dhe inerteve për të zbuluar trupat e pajetë të punëtorëve që ndodhen aty. Fillimisht këta kontrolluan fshatin për të gjetur trupat e banorëve të plagosur apo atyre të mbijetuarve, të cilët u përcollën drejt kryeqytetit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë gjatë kësaj kohe forcat speciale të ushtrisë pastruan edhe predhat e shumta nëpër banesat e shkatërruara të Gërdecit si dhe ato që ndodheshin nëpër oborre. I mituri DeliuKa përfunduar dje operacioni për gjetjen e fëmijës 3.5 vjeç Flavio Deliu. Forcat e ushtrisë e gjetën atë në oborrin mbrapa shtëpisë, që gjendet te dera e fabrikës, rreth pesë metër larg mureve të shkatërruara. Të vetmet shenja që orientuan forcat speciale të repartit të Farkës ishin biçikleta e tij e braktisur dhe një këpucë e hedhur pranë. Pas kësaj ata kryen kontrolle, ndërsa gjetën fëmijën e vdekur, p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›