E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kosovë, më 26 mars

Shqipëria, edhe pse e pezulluar dhe me dy ndeshje miqësore të anuluara, atë me Arabinë Saudite (21 mars) dhe Moldavinë (26 mars), gjithsesi do ta luajë një takim në rang ndërkombëtar. Është Kosova, kundërshtarja e Shqipërisë. Tashmë ajo ka marrë formë edhe zyrtare dhe pritet miratimi nga trajneri Ari Han. Gjithsesi, ky opsion është në rast se pezullimi nga FIFA nuk do të hiqet, pasi Moldavia është e fiksuar. Takimi Shqipëri-Kosovë do të luhet më 26 mars. Ky do të jetë edhe takimi i tretë midis dy përfaqësueseve tona. Në dy të parat: Shqipëria fitoi 3-1 me Kosovën në Tiranë dhe 1-0 në Prishtinë.

18 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›