Spitali i budallenjve
Një i sëmurë mendor, i mbyllur brenda në qelinë e Spitalit Psikiatrik, shikon nga dritarja një burrë që po kalonte në rrugë dhe e pyet:
- Më falni zotëri, kot sa për ta ditur... A jeni shumë veta të mbyllur atje brenda?
Futboll në burg
Të burgosurit kishin kohë që kishin dalë në orën e ajrimit dhe po luanin futboll në oborrin e burgut, në prani të rojeve. Një çast loja ndërpritet, pasi topi kishte dalë jashtë mureve dhe një i burgosur kishte kapërcyer murin për të marrë topin. Një nga rojet thotë:
-Mos i ka ndodhur ndonjë gjë atij që kapërceu murin? Është e vërtetë që iku për të marrë topin, por kanë kaluar tri orë që atëherë...
18 Mars 2008