Amerikanët besojnë se Obama mund të mposhtë jashtëtokësorët!

Në kënd mund të mbështetet bota në situata ekstreme? Në presidentin e SHBA-së, apo në sfiduesin e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë? Për dy të tretat e amerikanëve, sipas një ankete të fundit, përgjigjja është e qartë: Barack Obama, së paku atëherë, kur bota do të duhej të mbrohej nga një invadim nga ana e jashtëtokësorëve.
Anketa u bë nga kanali televiziv National Geographic Channel. Sipas mendimit të amerikanëve, Obama është më i aftë se sfiduesi i tij, Mitt Romney, që të parandalojë invadimin e qenieve të panjohura nga gjithësia.
65 për qind të të anketuarve theksuan se Obama do të ishte një luftëtarë më i mirë kundër jashtëtokësorëve. 36 për qind e të anketuarve theksojnë se besojnë në ekzistencën e objekteve të panjohura fluturuese, ndërsa 20 për qind theksuan se kanë parë objekte të tilla.
National Geopgraphic Channel ka bërë këtë anketë, para fillimit të seriali të ri dokumentar, “Gjuetia ndaj UFO-ve”. Në këtë dokumentar protagonistët raportojnë për takimet e tyre me objekte enigmatike fluturuese.