Annani kërkon qeveri të unitetit në Siri

Sipas tyre, propozimi është një ndër temat kryesore të cilat do t'i shqyrtojnë anëtarët e KS-së të OKB-së dhe "lojtarë" të tjerë të rëndësishëm në Lindjen e Afërt të shtunën, në takimin në Gjenevë përkushtuar konfliktit në Siri.
Burimet thonë se qeveria eventuale e unitetit kombëtar mund të përfshijë anëtarë të qeverisë së tanishme, përfaqësues të opozitës dhe të tjerë, por në të nuk do të hynin persona "pjesëmarrja e të cilëve do të ishte kërcënim për shpresat për tranzicion politik ose do t'i pengonte në përpjekjet për pajtim dhe stabilitet".
Sipas tyre, ideja për përjashtim të personave të caktuar dukshëm i referohet Bashar Assadit, edhe pse në propozimin e Annanit nuk përmendet qartë se presidenti sirian nuk mund të marrë pjesë në qeverinë e unitetit kombëtar.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin me pasoja vdekjeprurëse kundër një stacioni televiziv pro-qeveritar dhe thonë se shpresojnë që takimin e fuqive botërore në Gjenevë do të shënojnë një pikë kthesë në zgjidhjen e konfliktit 15 mujor në Siri.