E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanet cmojne trashegimine e Presidentit Ronald Regan

Amerikanet po festojne kete muaj 100 vjetorin e lindjes se ish presidentit Ronald Reagan dhe po reflektojne ndaj trashegimise se tij ne politike. Zoti Reagan sherbeu ne postin e presidentit ne periudhen 1981-1989. Ai vdiq ne vitin 2004. Anketat e opinionit tregojne se Ronald Reagan vazhdon te jete popullor edhe sot madje eshte nje prej arsyeve kryesore qe shume republikaneve dhe disa demokrateve u pelqen te permendin emrin e tij ne debate aktuale politike. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Malloun sjell me shume hollesi.

Trashegimia politike e Ronald Reaganit vazhdon te jete e fuqishme vecanerisht per republikanet qe shqyrtojne mundesine e kandidimit per ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012.

Kur zoti Reagan u zgjodh president ne vitin 1980 konservatoret iu referuan kesaj fitoreje si Revolucioni Reagan qe nenkuptonte nje qeveri me te vogel ulja e taksash dhe rikthimi i krenarise se Amerikes ne bote.

Kur u largua nga detyra ne janar te vitit 1989 Presidenti Reagan e permendi kete ne fjalimin e lamtumires qe mbajti nga zyra ovale.

Fitorja ime u quajt Revolucioni Reagan dhe une e pranoj kete. Por per mua ka qene gjithnje si nje zbulim i madh nje rizbulim i vlerave dhe llogjikes sone.

Sot zoti Reagan mbetet nje ikone per shume republikane ne arenen kombetare perfshire edhe disa qe mund te kandidojne ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ish guvernatorja e Alaskes Sarah Palin mbajti fjalimin kryesor ne nje ceremoni per nder te zotit Reagan organizuar nga Fondacioni i te Rinjve te Amerikes.

Ndoshta e konsideroj veten nje konservatore perendimore ne frymen e Ronald Reaganit ne ate lloj tradite sepse ai e kuptonte frymen novatore te qyteteve te vogla vlerat e punes se madhe individualizmin e paepur dhe dashurine per fqinjin.

Por nuk jane vetem republikanet qe duan te permendin emrin e presidentit te 40-te amerikan. Presidenti Obama i referohet here-here Ronald Reaganit dhe trashegimise se tij madje beri keto komente gjate fushates se vitit 2008.

Une mendoj se Ronald Reagani ndryshoi trajektoren e Amerikes ne nje forme qe nuk e bene as Richard Nixoni dhe as Bill Clintoni. Ai inkurajoi ate qe njerzit ndjenin dhe qe kerkonin qartesi dhe optimizem.

Gjate fushates se vitit te kaluar per zgjedhjet ne Kongres dhjetra kandidate republikane iu referuan Ronald Reaganit dhe u zotuan te mbajne gjalle trashegimine e tij politike per nje qeveri me te vogel dhe per rikthimin e krenarise se Amerikes.

Pritet qe edhe republikanet te cilet do te kandidojne per ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 do te permendin shpesh emrin e zotit Reagan dhe do te perpiqen ta portretizojne veten si udheheqes konservatore te modelit Reagan te gatshem te mos heqin dore nga parimet themelore.

Historianet vene ne dukje disa kontradikta te trashegimise politike te ish presidentit Reagan. Megjithese uli perqindjen e shkalles se taksimit presidenti Reagan miratoi disa ngritje taksash madje ai lejoi edhe zmadhimin e qeverise federale ndonese ishte zotuar ta zvogelonte ate.

Edhe disa njerez qe vazhdojne ta kritikojne ish presidentin Reagan dhe trashegimine e tij e pranojne se shpesh gjate presidences se tij ai demonstroi veti udheheqese. Biografi presidencial Richard Reeves jep mesim ne Universitetin e Kalifornise Jugore.

Ronald Reagani mund te kete qene ose jo nje president i madh. Shumica e njerezve ne vend mendojne se ai ishte nje president i madh. Disa te tjere mes tyre edhe une kemi rezerva. Sidoqofte ai ishte nje udheheqes i madh dhe shume i zoti ne ushtrimin e detyres se presidentit. Ai e kuptonte fare mire rolin e presidences.

Ronald Reagani eshte popullor jo vetem per konservatoret por per shume amerikane te te gjitha bindjeve politike.

Shume prej mbeshtetesve te tij te paepur thone se ai do te mbahet mend me shume per ringjalljen e frymen kombetare dhe te optimizmit ne nje kohe te veshtire per ekonomine dhe ndersa amerikanet vinin ne pikpyetje vendin e tyre ne bote.

James Baker ishte shef i personelit te Shtepise se Bardhe dhe sekretar i thesarit gjate presidences se Reaganit. Kohet e fundit ai foli ne Biblioteken Presidenciale Reagan ne Kaliforni.

Ai na ndihmoi te rizbulonim identitetin tone. Ai na rikujtonte historine tone dhe na sfidonte te kishim endrra te medha per te ardhmen sone. Ne fund te fundit kjo mund te jete trashegimia e tij me e madhe.

Anketat e opinionit publik te kryera vitet e fundit tregojne shpesh se Ronald Reagani eshte mes presidenteve amerikane me popullore nje grup qe perfshin Abraham Linkolnin Xhorxh Uashingtonin Franklin Ruseveltin dhe Xhohn Kenedin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›