E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e shqetesuar per dhunen ne Shkup

Incidenti i djeshem ne Shkup mes shqiptareve dhe maqedonasve eshte gjykuar ne menyre kritike edhe nga Brukseli, duke theksuar se dhuna nuk eshte zgjidhje per problemet ekzistuese. Natasha Butler, zedhenese e Komisionerit Fyle, ka kerkuar nga parlamenti dhe qeveria e Maqedonise qe t'i trajtojne problemet komunitare  sipas Marreveshjes se Ohrit,  ne menyre qe te shmangen incidente te tilla.

"Komisioni shpreh keqardhjen per nje ngjarje te tille dhe mbeshtet deklaraten e perbashket te partive te koalicionit per incidentin ne kalanë e Shkupit. Pikepamja jone eshte se dhuna nuk mund te sherbeje si zgjidhje. Problemet qe ekzistojne ne Maqedoni mes komuniteteve duhen zgjidhur ne menyre paqesore ne parlament dhe ne qeveri, ku perfaqesohen te dyja komunitetet. Perfaqesuesit politike te zgjedhur duhet te punojne ne menyre te atille qe te evitojne tensionet  mes komuniteteve dhe te gjejne zgjidhje per problemet e krijuara. Kjo eshte menyra harmonike per t'i zgjidhur problemet nderkomunitare ne kuadrin e Marreveshjes se Ohrit” tha Butler.

Zëdhënësja Butler i është referuar kështu një deklarate të posacme që ka nxjerrë delegacioni I Bashkimit Europian në Shkup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›