E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski sulmon shqiptaret për kalanë e Shkupit

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi është hedhur ne kundërsulm ndaj partive shqiptare, BDI dhe Demokracia e re, pas akuzave te këtyre te fundit për rastin e ndërtimit te një kishe ne kalanë e Shkupit. Ne mënyrë te befte, gjate natës, ditën e premte kishte filluar ndërtimi i një kishe ne rrënojat historike te kalasë se kryeqytetit maqedonas, akt qe solli reagimin e menjëhershëm te shqiptareve për tjetërsim te vlerave historike dhe cenim te bashkëjetesës fetare e etnike ne vend. Por kryeministri Gruevski theksoi se nuk do te lejonte qe dikush te përfitonte pike politike apo te krijonte tensione, duke e keqpërdorur rastin. Gruevski madje u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta zbardhin rastin dhe fajtorët t?i nxjerrin para drejtësisë. Kryeministri ka kritikuar ashpër edhe kreun e Demokracisë se re, Imer Selmani, duke e akuzuar për përhapje te urrejtjes fetare. Partia e Selmanit është kundërpërgjigjur me një deklarate për shtyp, ku thekson se ne mënyrë te vazhdueshme qeveria ka tentuar te mbjelle përçarje, si me rastin e projektit Shkupi 2014, me Enciklopedinë dhe se fundmi me rastin e kishës ne kala. Ndërkohë PDSH-ja, fajin për incidentin në Kala e sheh tek subjekti politik shqiptar pjesëmarrës në qeveri, te BDI-ja e Ali Ahmetit. Por kjo e fundit nuk i është përgjigjur fare deklaratave te kryeministrit, ndërsa është marre me akuzat e partisë se Menduh Thaçit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›