Hungari Akuza kunder nje ish-oficeri per krime lufte ne Serbi

Prokuroret ne Hungari kane ngritur akuzat kunder nje ish oficeri ushtarak per krime lufte te kryera ne Serbi rreth 70 vjet me pare.
Prokuroria e Budapestit tha se 96-vjecari Sandor Kepiro akuzohet per pjesemarrje ne vrasjen e mijera civileve gjate nje operacioni te forcave hungareze ne Novi Sad ne veri te Serbise gjate luftes se dyte boterore.
Me shume se 1 mije e 200 hebrenj dhe civile serbe u vrane ne masakren e janarit 1942.
Zoti Kepiro eshte gjykuar dhe shpallur fajtor per vrasjet edhe me pare dhe u denua nga nje gjykate hungareze me 10 vjet burg ne vitin 1944. Ai pastaj u lirua nga regjimi i mbeshtetur nga nazistet qe qeveriste Hungarine dhe me vone u transferua ne Argjentine.
Organizatat anti-naziste duke perfshire Qendren Simon Vizental kishin bere fushate per ngritjen e akuzave te reja kunder zotit Kepiro qe nga kthimi i tij ne Hungari ne vitin 1996.