E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muamar Gadafi ndodhet ende në Libi

Muamar Gadafi ndodhet ende në Libi, por disa ditë më parë ka pësuar një paralizë. Lajmin e bëjnë të ditur disa burime pranë rebelëve kundërshtarë të Kolonelit, të cilët përjashtojnë mundësinë që ai të jetë larguar nga vendi.
 

Më parë gjatë ditës u raportua se koloneli mund të ketë kaluar për në Niger me një karvan makinash të blinduara.  Sipas rebelëve pjesë e karvanit mund të ketë qenë djemtë e Gadafit, Saif al Islam dhe Saadi.
 

Muamar Gadafi është prej disa javësh në kërkim nga rebelët kundërshtarë që kanë marrë në kontroll tripolin dhe pjesën më të madhe të qyteteve në Libi. Ndërkohë për kapjen e kolonelit është vendosur një shpërblim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›