Nigeri mohon: Gadafi nuk është këtu
Autoritetet në Niger njoftuan se Gadafi nuk ndodhet në territorin e tyre.
“Zyrtarisht dhe në bazë të informacioneve që zotërojmë, kolonel Gadafi nuk ndodhet në territorin e Nigerit. Të gjitha informacione që thonë se Gadafi ndodhet në Niger, janë të rreme”, tha në një konferencë për shtyp, Ministri Brendshëm i Nigerit, Abdu Labo.
Ministri pohoi se autoritetet u kanë ofruar strehim ndihmë mjekësore dhjetra personave, pranë familjes së Gadafit për arsye humanitare.