Amerikanët ja kanë zili Shqipërisë!

Nëse jetoni në zona të caktuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta jeta juaj nuk do të jetë më e gjatë se sa e dikujt që jeton në Shqipëri, ose Meksikë.
E të njëjtën jetë të shëndetshme duket se kanë edhe vende të ngjashme në Zvicër dhe Suedi.
Këto janë rezultatet e publikuara në një studim të ri në SHBA, i cili tregon se jetëgjatësia në shumë komunitete amerikane po dështon, në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Ndërsa hendeku shëndetësor është duke u thelluar shumë mes femrave dhe meshkujve.
Duke marrë si shembull krahasues Shqipërinë, me cilësimin e një vendi të shëndetshëm, ku njerëzit jetojnë gjatë, studimi tregon se amerikanët pikërisht për një gjë të tillë, e kanë zili vendin tonë.
Autori kryesor i studimit, Chris Murray, pohon se “ka një numër të madh të vendeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetëgjatësia është në rënie të vërtetë dhe kjo është mjaft tronditëse”.
Murray është drejtor i Institutit të Siatëllit për Vlerësimin e kushteve Shëndetësore dhe studimi i tij tregoi sesi rreth një e katërta e të gjitha shteteve të Amerikës, shënon stagnacion sa i përket jetëgjatësisë.