E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov organizon pritje për 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 13:00

Presidenti i Maqedonisë, Georgi Ivanov, do të organizojë pritje me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Pritja do të organizohet edhe për nder të pjesëmarrësve në konferencën që po mbahet këto ditë me temën “Marrëveshja e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001, midis përfaqësuesve të forcave më të mëdha politike të asaj kohe LSDM, VMRO-DPMNE, PPD dhe PDSH, por edhe me koordinimin e ish-UÇK-së si dhe ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›