Fitorja e Obamës, Amerika votoi “ndryshimin”
“Zgjedhja ime, provë e fuqisë së demokracisë amerikane”. 47-vjeçari do ta marrë detyrën si Presidenti i 44-t i SHBA-ve më 20 janar
Barak Obama, përveç fitores ndaj republikanit Xhon Mekein, fitoi votat e popullit dhe rivizatoi ndarjen ndërmjet shteteve të kuqe dhe atyre blu, duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve. Sipas sondazheve, pas përfundimit të zgjedhjeve, Obama fitoi ndaj Mekeinit: në sajë të votave të femrave (56 për qind me 43 për qind); votuesve nën 30 vjeç (66 për qind me 32 për qind), votuesve afro-amerikanë (95 për qind me 4 për qind), votuesve latinë (66 për qind me 32 për qind), personave që votuan për herë të parë (68 për qind me 31 për qind dhe votuesve që fitojnë më pak se 100 000 dollarë në vit (55 për qind me 43 për qind). Votimet e hershme në Lindje sugjeruan se rezultatet do të ishin tradicionale edhe në votime, ku Mekein mendohej të fitonte votat e Juglindjes, ndërsa Obama të Verilindjes. Por gjithçka ndryshoi shpejt. Pas shpalljes së rezultatit, presidenti i sapozgjedhur Obama doli bashkë me familjen e tij dhe kandidatin e tij për zëvendëspresident, Xho Bajden, para një turme dhjetëra mijëra vetash në Çikago. Ai deklaroi se agimi i udhëheqjes së re amerikane tashmë është shumë afër. “Për të gjithë ata që duan të shembin botën, ne u themi se do t’i mundim. Ne kërkojmë paqe dhe siguri dhe do të mbështesim të gjithë ata që kanë këtë mision. Fuqia jonë vjen nga idealet, nga liria dhe shpresa e pashuar”, - tha Obama në daljen e parë publike pas zgjedhjes si presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Votimi historik i 4 nëntorit, sipas Obamës, ishte një përgjigje e fortë se kjo ishte fitorja më e madhe, ndërsa parashfaqen sfidat e së ardhmes. “Ndryshimi ka ardhur në Amerikë. Fitorja ju takon juve zgjedhës! E di që nuk e bëtë për mua, por e bëtë sepse kuptuat madhështinë, rëndësinë e provës që na pret, për sfidat e mëdha që kemi përpara”,- u shpreh Obama. Kandidati demokrat fitoi në shtetet kryesore ku u zhvillua beteja për vota, Pensilvani dhe Ohajo, para se të siguronte 270 votat e duhura të Kolegjit Elektoral, kur rezultatet paraprake treguan se ai kishte fituar edhe në Kaliforni dhe një disa shtete të tjera. Disa shtete njoftuan për pjesëmarrje të madhe në votim. Parashikohej se 130 milionë amerikanë, ndoshta më shumë, do të votonin, numri më i madh i pjesëmarrjes në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 1960. E marta e 4 nëntorit shënoi fundin e fushatës së gjatë presidenciale që zgjati 21 muaj. Barak Obama, 47-vjeçar, do ta marrë detyrën si presidenti i 44-t i SHBA-ve më 20 janar të vitit 2009.
6 Nentor 2008