E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja 100 votat plus për Bashën që i pretendon PD

Këto vota janë hedhur nga qytetarët jo në kutitë për kryetarin e bashkisë së madhe, por në kutitë për kryetarin e minibashkisë.

Partia Demokratike kërkon që këto vota të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe ankimimi do të bëhet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse këto vota do të merren parasysh, atëherë Basha do të jetë në avantazh me 90 vota kundrejt kundërshtarit të tij në opozitë, Edi Rama.

Kutitë e votimit ishin pothuajse të ngjashme dhe po kështu edhe ngjyra e fletëve dhe kjo mund të ketë shkaktuar ngatërresa tek qytetarët. Ende nuk dihet se si do të merret vendimi për to, megjithëse këto fletë janë të vlefshme nga pikëpamja se si qytetarët kanë votuar.

Demokratët e pretendojnë fort këtë, çka mund të sjellë ndryshimin e rezultateve. Një fakt i tillë i gabimit të futjes së fletëve është pranuar edhe nga deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, që megjithatë kërkon që këto fletë të shpallen të pavlefshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-15 09:04
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›