E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët në Afganistan, edhe pas vitit 2014?

Megjithëse 2014 është përsëritur disa herë nga administrata amerikane dhe nga vetë presidenti Barack Obama si viti kur trupat ushtarake do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani, mundësia e qëndrimit në këtë vend me një përfaqësi të konsiderueshme ushtarake është ende e hapur.

Këtë e ka deklaruar Marc Grossman, i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Afganistanin dhe Pakistanin.

“Mendoj se do të na krijohet mundësia e vazhdimit të misionit tonë në Afganistan me një numër tepër të reduktuar trupash, gjithmonë nëse për këtë do të kemi edhe konsensusin e autoriteteve afgane”, deklaroi Grossman në një forum të mbajtur në Bruksel.

Por diplomati amerikan u kujdes të theksojë se misioni i trupave amerikanë që do të qëndrojnë në Afganistan, gjithnjë nëse për këtë bie dakord edhe Kabuli zyrtar, do të jetë trajnues dhe nuk do të ketë të bëjë me misionet në terren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›