Amerikanët nuk zbarkojnë në veri

KFORI-i amerikan nëpërmes një komunikatë për shtyp ka përgënjeshtruar pohimet se përgjegjësia për veriun e Kosovës do të transferohet nga trupat franceze tek trupat amerikane, respektivisht se në shkurt në veri të Mitrovicës do te zbarkojnë forcat amerikane.
Sipas zëdhënësit të KFOR-it, Hans-Dieter Wichter një transferim i tillë i përgjegjësisë apo autoritetit të planifikuar nuk është bërë.
“Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, i cili përbëhet nga më shumë se dhjetë kombe, nuk ka përgjegjësi të caktuar të përgjegjësive, mirëpo mund të zbarkojë gjithkah në Kosovë në korrespondencë me nevojat operacionale dhe nën komandën e komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Erhard Buehler. Ai vendosë kush do të operojë në veri apo në rajonet tjera në Kosovë”.
Wichter, ka shtuar së sa i përket nevojave operacionale, duhet të merret parasysh se në kampin e Novosellës, në veri të Kosovës, në të ardhmen një kompani franceze, një marokenë dhe një gjermanë gjithashtu do të zbarkojnë për operacione në rajonin verior nëse do të jetë e nevojshme.