E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targat, vendim politik

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 10:30

Vendimi i Policisë së Kosovës për të “ndaluar të gjitha makinat me tabelat të Serbisë në komuna të Kosovës", është vendim politik”.

Kështu konsideron i ashtuquajturi sekretar për Kosovë dhe Metohi Oliver Ivanovic, që këto deklarata i ka bërë të martën pas këtij vendimi duke shtuar se "largimi i targave nuk ka asnjë efekt".

Targat e reja janë lëshuar nga Ministria e Brendshme e Beogradit.

“Urdhri i dhënë nga ministri në largim Bajram Rexhepi është për të ardhur keq dhe nuk mund të këtë asnjë efekt politik edhe pse i tillë, sepse ka ardhur nga një ministër në largim i cili e mban mandatin e tij vetëm në aspektin teknik”, ka thënë Ivanovic për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Ivanovic ka shtuar se një arsye tjetër se pse ky vendim është gabim është së Beogradi dhe Prishtina do të përballën së shpejti me negociata që do të flitet edhe për targat dhe licencën e tyre, dokumentet personale, që do të jenë prioritet i negociatave.

“Kështu, Rexhepi nuk ka asnjë të drejtë të jep një urdhër të këtillë, për më shumë se tani Serbia ka adaptuar vendimin për zëvendësimin e tabelave të reja në të gjithë territorin e Serbisë, përfshirë edhe Kosovën dhe askush nuk është lënë jashtë nga ky vendim, çka do të thotë se edhe shqiptarët duhet që të zëvendësojnë tabelat e tyre”, ka thënë Ivanovic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›