Amerikanët pa energji elektrike

Një stuhi e pazakontë dimërore në veri-lindje të SHBA-së ka shkaktuar mungesë të ashpër të energjisë elektrike.
Sipas kanalit CBS TV, më shumë se gjysmë milionë shtëpi janë prekur nga kjo stuhi, shumica prej tyre në Pensylvani.
Vetëm në Philadelphia diku rreth 160 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë.
Për mungesë të energjisë elektrike raportohet edhe në Coneccticut, New York dhe Maryland.
Paralajmërimet për stuhi të tjera dimërore janë bërë në 12 shtete.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhitë e dëborës pritet të mbulojnë një pjesë të madhe të rajoneve në veri-lindje të SHBA-së.